Bimët mjekësore dhe aromatike/ Rama: Industria e së ardhmes, do kenë mbështetjen tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konferenca e katërt Kombëtare e industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike u mblodh sot nën logon “Sfida jonë e përbashkët: Bimë mjekësore dhe aromatike me cilësi të lartë”, për të bërë një bilanc të zhvillimit të kësaj industrie në Shqipëri dhe nevojave për investime për të rritur me tej cilësinë.

Kryeministri Rama përshëndeti punimet e Konferencës dhe tha se në këtë në këtë industri janë mbështetur 1086 projekte nga ana e qeverisë për një sipërfaqe totale që është rreth 2400 hektarë dhe po ashtu janë mbështetur me pjesëmarrje me grante të qeverisë 16 investime të rëndësishme, si dhe janë dhe 11 investime të tjera që i shtohen këtyre 16 investimeve që janë mundësuar nga kanalizimi në këtë industri i fondeve të IPARD-it, programit të Mbështetjes Europiane përmes Agjencisë të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

“Jam këtu sepse nuk doja ta humbja këtë mundësi pavarësisht impenjimeve të tjera. Arsyeja pse nuk doja ta humbja këtë mundësi është sepse këtu është baza e një industrie të së ardhmes dhe ajo çka e gjithë bota ka bërë deri më sot me mbledhjen dhe përpunimin e bimëve mjekësore aromatike është vetëm fillimi i një transformimi të jashtëzakonshëm në vitet që vijnë dhe përsa i përket xhiros së kësaj industrie që sot është në shifra të mëdha, botërisht flas, xhiroja parashikohet të rritet në mënyrë eksponenciale në vitet dhe në dekadat që vijnë.

Nuk është vetëm bota, por edhe në Shqipëri, ne kemi parë një hop të rëndësishëm sasior dhe cilësor të kësaj industrie. Besoj që kemi ditur ta mbështesim, duke mbështetur aktorët më premtues dhe duke ndihmuar në krijimin e shembujve që pastaj kanë frymëzuar dhe tërhequr pas edhe të tjerë.

Faktikisht, sot jemi në kushtet kur kemi një sasi jo të vogël të prodhimit të bimëve aromatike mjekësore dhe një sipërfaqe prej pak më shumë se 7000 hektarësh të mbjellë dhe të kultivuar me këto bimë.

Unë do thoja që është vetëm një pasqyrë e asaj çka mund të bëhet më shumë sesa asaj çka mjaftuar të bëhet sepse Shqipëria, edhe pse ka një territor krahasimisht të vogël për sasinë e prodhimit, sot që flasim bën  pjesë në grupin e 25 eksportuesve kryesorë të bimëve mjekësore dhe aromatike në rang botëror, gjithmonë flasim edhe në raport me territorin dhe popullsinë.

Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të kihet parasysh se bimët mjekësore aromatike hyjnë në zërat e eksporteve tona bujqësore me një peshë goxha të rëndësishme, 5.64 miliardë eksporte janë një shumë e konsiderueshme nëse nisemi nga pikënisja e këtij rrugëtimi që unë e konsideroj të përbashkët dhe nëse shohim, qoftë pasqyrën e aktualitetit, qoftë edhe të ardhmen.

Jemi një vend që eksporton kryesisht në eurozonë, janë rreth 70% e eksporteve që shkojnë në Eurozonë dhe në këtë industri janë mbështetur 1086 projekte nga ana e qeverisë për një sipërfaqe totale që është rreth 2400 hektarë dhe janë po ashtu mbështetur me pjesëmarrje me grante të qeverisë 16 investime të rëndësishme.

Nga ana tjetër, janë dhe 11 investime të tjera që i shtohen këtyre 16 investimeve që janë mundësuar nga kanalizimi në këtë industri i fondeve të IPARD-it, programit të Mbështetjes Europiane përmes Agjencisë të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

Të gjitha këto, miqtë e mi, duhet të shërbejnë si motivim dhe në asnjë mënyrë si një arsye për t’u ndjerë të vetëmjaftueshëm apo për t’u ndjerë se kemi bërë ndonjë gjë shumë të madhe.

Gjëja shumë e madhe që do të bëjmë së bashku është e gjitha përpara dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm për potencialin, ashtu sikundër jemi shumë të vetëdijshëm për faktin që kjo është një industri, e cila krijon punësim të mirëpaguar, gjithmonë e më të mirëpaguar për hir të vërtetës dhe normal sepse bëhet fjalë për një punë jo të lehtë, është një punë e mundimshme, por ama garanton shumë familje, sidomos në zonën e veriut, që përfshihen në rrjetin e kultivimit dhe grumbullimit të bimëve aromatike-mjekësore.

Por, ka dy gjëra që mendoj duhet të jenë të fiksuara në mendjen tonë, nëse duam që t’i japim një hov të mëtejshëm industrisë nëse duam të krijojmë vlerë të shtuar më të madhe, nëse duam që sipërmarrësit tanë, kompanitë tona të rriten dhe nëse duam që patjetër edhe të ardhurat nga kjo industri të marrin një përmasë tjetër, e para është fillimi i një pune shumë më serioze; ka disa shenja, por janë shenja të zbehta për ta përpunuar këtu produktin.

Marrja e gjithë atij produkti, me gjithë atë mundim dhe çuarja jashtë në gjendje të papërpunuar është një humbje shumë e madhe e një vlerë që e përfitojnë të tjerët, ndërkohë që atë vlerë ne mund ta krijojmë këtu në një pjesë të konsiderueshme aq më tepër që sipërmarrësit tuaj, ata që e kanë udhëhequr këtë proces transformimi të industrisë sot nuk janë ata që ishin kur e kanë nisur këtë punë me thjesht idenë, vullnetin dhe 5 lekë; janë të lidhur me rrjetet industriale botërore, kanë akses, gëzojnë respekt dhe mbi të gjitha, i kanë financat e mjaftueshme për të synuar, në bashkëpunim me qeverinë patjetër sepse qeveria do të mbështesë çdo iniciativë në këtë drejtim, që të kalojmë në një tjetër proces të përpunimit të bimëve aromatike-mjekësore dhe të prodhimit në vend të nënprodukteve të tyre, për eksport përsëri, në bashkëpunim me firma, në bashkëpunim me baza teknologjike të nivelit të parë.

Lexo edhe :  Mbledhja e dy Kuvendeve, kritika dhe vizione për bashkëpunim ndërkombëtar

Kjo është e domosdoshme. Kemi bërë shumë mund si popull, si vend, si grupe biznesi dhe krahë pune për të nxjerrë nga toka jonë minerale e për të nxjerrë produkte të tjera, deri tek bimët medicinale dhe për t’i nxjerrë jashtë pa i përpunuar. Është humbje shumë e madhe.

Ajo që tanimë ka hyrë në rrugë, në industrinë për shembull minerare ku ka një sërë fabrikash që përpunojnë, është ajo që duhet të jetë në vëmendjen e çdo investitori serioz në këtë fushë dhe në vëmendjen e çdo kompanie serioze në këtë fushë për të rritur në mënyrë eksponenciale vlerën dhe për të rritur të ardhurat .

Pa dyshim kjo kërkon kurajo, kërkon investim, kërkon projekte të mire menduara, por të gjitha këto, e përsëris, sot janë më të lehta se ç‘ishin kur juve keni nisur këtë rrugë sepse sot ju nuk jeni ata që ishit. Keni shumë më tepër informacion, keni shumë më tepër dije, keni më tepër lidhje dhe keni më tepër lekë, kuptohet, por këtë nuk do ta thoni këtu se pastaj keni merak se ju vinë Tatimet.

E dyta që e shoh shumë të rëndësishme është shfrytëzimi më i madh i teknologjisë. Teknologjia sot, flas për teknologjinë e lartë digjitale, ka bërë dhe po bën kapërcime të mëdha dhe ne e kemi parë këtë hajër të teknologjisë në të gjithë proceset e organizimit të qeverisjes dhe të marrëdhënieve me qytetarët dhe me biznesin përmes platformave, përmes kanaleve të reja të komunikimit të cilat po i zgjerojmë dhe jemi duke përgatitur disa produkte të tjera teknologjike për të lehtësuar ende më shumë procesin e punës dhe të ndërveprimit të njerëzve dhe bizneseve me shtetin.

Produkti më i ri i revolucionit digjital është Portali i Fermerit , juve besoj e keni parë. Është një portal i cili ne besojmë që shumë shpejt do të bëhet asistent personal i çdo fermeri në çdo pikë të Shqipërisë duke i dhënë të gjitha informacionet e nevojshme në kohë reale dhe duke i ndihmuar për të ditur ekzaktësisht se çfarë duhet të bëjë nëse natyrisht kërkon të mbështetet në dije.

E kam thënë dhe e përsëris që nuk është më koha kur shteti duhet të zgjidhte të gjitha e lërë më pastaj kur shteti duhet të blinte prodhimin ose të mblidhte prodhimin. Prodhimin e merr tregu dhe tregu është i egër, është i vështirë, është kompleks. Nuk është më e mjaftueshme që të vazhdosh atë që ke mësuar të bësh gjithmonë sepse të tjerët vrapojnë dhe të sfidojnë me inovacion, me produkte më të mira  e kështu me radhë.

Dhe për të gjitha këto duhet dije dhe për të gjitha këto ju mund të keni jo dy shoqata, mund të keni dhe 13 shoqata, por kur bëni takimet bëjini bashkë. Kjo historia që gjithë shqiptarët ndahen si shqiponja me dy, tre, shtatë koka është histori që ne nuk e rregullojmë dot, por të paktën këto koka nuk kanë nevojë të kafshojnë njëra-tjetrën.

E kam fjalën jo për të bërë unë tani Anton Çetën këtu tani midis jush se s’është ky problem më i madh, por për të thënë që duhet shkëmbim dije. Duhet shkëmbim eksperience. Duhet bërë çmos që të bëjmë maksimumin dhe maksimumin e bëjmë vetëm me dije, me asgjë tjetër.

Në fund para se ta mbyll dua të falënderoj ambasadorin e Japonisë, i cili është këtu për një arsye shumë të thjeshtë dhe shumë të bukur sepse është firmosur kontrata e parë të për çuar bimë mjekësore aromatike në Japoni.

Është një kontratë e vogël, për një sasi të vogël, por është shumë domethënëse se Japonia është një treg shumë i madh dhe Japonia është e gatshme që të mirëpresë shumë më tepër prodhime agro-shqiptare ku përfshihen edhe prodhimet e bimëve mjekësore industriale. Dua ta falënderoj ambasadorin dhe mos ia kurseni edhe një duartrokitje.

Kështu që ky është një shembull kuptimplotë që gjithë ai treg i madh hapet edhe në fakt është edhe meritë e kryetarit të shoqatës tuaj se tani mbasi i hoqa një vërejtje që nuk ka ftuar edhe shoqatën tjetër, duhet t’i bëj dhe kompliment sepse ka qenë me ne deri në Japoni, kishte dhe vajzën që i përkthente kështu që ishte ne rregull dhe i hapi këto rrugë. Rrugët ne jemi këtu për t’i hapur.

Është një treg i paanë dhe i pafund, e dëgjuat ministren që tha, parashikohet të shkojë 5 trilionë. Ne jemi sot 50 milionë eksporte, por ne s’kemi pse të mos synojmë të shkojmë në 200. Hap pas hapi kuptohet, por mund të shkojmë 200 milionë dhe të jeni të sigurt ne do t’ju mbështesim gjithmonë e më shumë, ministrja e Bujqësisë është një ministër që kohën më të madhe e kalon me fermerët, e kalon me kompanitë, është në terren.

Ndjek vetë çdo projekt, çdo punë, çdo kanal, çdo nevojë dhe ne jemi në dispozicion, ne jemi në mbështetjen tuaj kështu që juve vetëm guxoni të shkoni para dhe ne jemi pas jush për t’ju mbështetur. Shumë faleminderit edhe një herë!”- tha Rama.

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV