Sulmi me tritol ndaj Ndrecës/ Shoqërohen 6 persona, detaje nga ekspertiza

Sipas konkluzioneve të ekspertizës, sasia e vendosur ka qenë rreth 50 gram.

Ndërkohë, vijon monitorimi i pamjeve filmike në laboratorin e kriminalistikës për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Për shpërthimin e një dite më parë në mjetin e kreut të PD në Vaun e Dejës, policia deri me tani ka shoqëruar për ngjarjen 6 persona.

Ata janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, por nuk ka ende të ndaluar.