“Unë quhem Enea dhe nëna ime…”/ Foshnja braktiset në koshin e plehrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në një kosh plehrash pranë Poliklinikës së Milanos, ndërsa e ëma ka lënë pranë tij edhe një letër, në të cilën thuhej ndër të tjera se quhej Enea.

Sipas mediave italiane, foshnja që lindi 2.6 kilogramë u gjet nga stafi i spitalit ditën e Pashkëve, ndërsa në letrën e gjetur pranë tij thuhej se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Përshëndetje, unë quhem Enea. Kam lindur në spital sepse nëna ime donte të sigurohej që gjithçka të ishte në rregull dhe të jemi sa më shumë bashkë”, shkruhej ndër të tjera në letrën e lënë nga nëna.

Nëna e ka firmosur, duke u siguruar se i vogli është super i shëndetshëm dhe të gjitha analizat e bëra në spital janë në rregull. Gruaja do të kishte shkruar se e donte shumë, por se nuk mund të kujdesej për të.

Ndërkohë, një lajm i mirë vjen sot nga poliklinika ku bëhet me dije se për foshnjën tanimë është gjetur një strehë e sigurt, ku një familje ka dalë vullnetare për ta birësuar dhe kujdesur për të.

 

 

Të fundit

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

SHBA gati për luftë? Bombarduesit B-2 fluturojnë në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim...

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Me kaq shumë tekste të lashta nëpër botë, ju mund të pyesni veten se cili alfabet u zhvillua i pari. Me fjalë të tjera,...

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që...

Lajme të tjera

Web TV