“Kaq është jeta”/ Bejko tronditet nga humbja e gazetarit të njohur: Prehu në paqe vëlla

Ndarja nga jeta e gazetarit dhe publicistit Nebil Çika ka lënë të shokuar familjarët dhe miqtë e njeriut aktiv, që gjithë jetën ia kushtoi kauzës së ish-të përndjekurve politikë.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, nga PD, Roland Bejko zbulon dhe komunikimin e fundit që ka pasur me të ndjerin, ndërkohë që lajmin e ka marrë vesh vetëm sot nga familjarët e Çikës.

Postimi i Bejkos:

Ora 17 55

-Fole?-Më pyet Nebili në Ëhatsapp.

Ora 17 57

– Fola, e lamë të takohemi prapë nesër, i thash.

Ora 18 16

-Ok,- më përgjigjet Nebili.

Stop!

Ky është komunikimi i fundit në këtë jetë me Nebil Çikën.

Sa hap sytë në mëngjes, kap celularin dhe lexoj lajmin e familjarëve të tij, se qysh prej disa orëve më parë, Nebili, nuk është më në këtë jetë.

Kaq është jeta!

Shaka e madhe?

Të dashur miq.

Sot unë humba mikun dhe bashkëpuntorin tim të çmuar, aktivistin dhe publicistin e talentuar antikomunistin dhe demokratin e vendosur, Nebil Çika. Familja, humbi njeriun e saj të dashur, shoqëria, mikun e vet të mirë, ish të përndjekurit politikë të diktaturës, avokatin e të zjarrtë të kauzës së tyre, publicistika shqiptare, humbi një nga penat më të spikatura të saj këto 30 vitet e fundit.

Shumë plane, ëndra, synime, projekte librash, mbetën në mes me humbjen e Nebilit.

Prehu në paqe vëlla!

Ngushëllime familjes, djemve dhe bashkëshortes për humbjen e tyre të madhe!

I përjetshëm kujtimi i Nebilit!

Lajmi i ndarjes nga jeta të Çikës bëhet me dije nga familjarët e tij në rrjetet sociale.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se pas homazheve, trupi i pajetë gazetarit, njëherësh publicist, do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.

Lexo edhe :  Bashkimi Europian i shqetësuar për keqpërdorimin e fondeve në Shqipëri

“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufines.”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.

Çika ka qenë një nga iniciatorët dhe mbështetësit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, ndërsa ka denoncuar se edhe në poste të larta publike e shtetërore janë vendosur njerëz që kanë ushtruar detyra në kohën e diktaturës, ose kanë qenë spiunë të regjimit.