Kultivonin kanabis në sera, shpallen në kërkim babë e bir në Krujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka zbuluar dy sera me kanabis në Krujë.

Në kërkim janë shpallur dy persona, babë e bir si autorët e dyshuar të këtij aktiviteti kriminal ndërsa është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Shkozë e Bardhë, ku është zbuluar droga, për shpërdorim detyre.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Zhvillohet një tjetër operacion policor i bazuar në inteligjencën informative, i koduar “Shkoza e Bardhë”.

Zbulohen 2 sera në të cilat kishte të kultivuar në kubikë, 610 fidanë cannabis sativa.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar (babë e bir).

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit, për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë vijuar kontrollet në territorin e fshatit Shkozë e Bardhë, në njësinë administrative Thumanë, Krujë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Shkoza e Bardhë”, si rezultat i kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së shtetasve E. R. dhe D. R. (babë e bir), u zbuluan 2 sera në të cilat u gjetën të kultivuar në kubikë, 610 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Pjesa më e madhe e tyre u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në vijim të veprimeve për këtë rast, kanë shpallur në kërkim shtetasit E. R., 66 vjeç dhe D. R., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit që ka ushtruar Policia, ata nuk janë gjetur në banesë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., me detyrë kryeplak i fshatit Shkozë e Bardhë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Lexo edhe :  Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij vendosen nën hetim nga Prokuroria

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Mediat e huaja: Shqipëria, sekreti më i fshehur europian për amerikanët

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), afërsisht 11.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2024,  shkruan gazetarja Amanda...

Aoshima, ishulli japonez ku macet kanë zëvendësuar njerëzit

Një ishull i vogël në Japoni, i quajtur Aoshima, është bërë i famshëm në mbarë botën për një arsye krejt të pazakontë: aty macet...

Metoda spektakolare për të kapur hajdutin e makinave

Një ndjekje policore në Miçigan përfundoi me një skenë të pazakontë, kur një makinë e vjedhur humbi të gjithë boshtin e pasmë pasi u...

I vuri flakën së shoqes prej ngjyrës së saj të lëkurës, dënim me vdekje për indianin

Një gjykatë në Indi ka dhënë dënimin me vdekje për një burrë që i vuri flakën së shoqes për shkak të ngjyrës së lëkurës,...

Ivi Kaso fajëson strukturat e PD-së për humbjen në zgjedhjet e 11 majit

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka komentuar humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke theksuar nevojën për një...

Lajme të tjera

Web TV