Bejko akuza Berishës: Po përdor në fushatë paratë që u ka vjedhur shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko gjatë një takimi që pati ditën e djeshme me demokratët e degës nr.7 në kryeqytet, nuk la pa akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se po financon fushatën e kandidatëve të “Rithemelimit” me para të pista.

Bejko gjatë fjalës së tij ngriti pyetjen se me çfarë parash Sali Berisha mban takimet, duke thënë se deri më tani ai ka zhvilluar rreth 13 takime që do të thotë rreth 60 mijë euro. Sipas tij, këto para ose janë ato që Berisha ka vjedhur nga taksa-paguesit shqiptarë, ose janë para nga oligarkët dhe krimi i organizuar.

Ai shtoi gjithashtu se për këto 3 arsyet e sipërpërmendura Berisha është shpallur non-grata  nga SHBA. “Nga kush mbështet nga paratë e oligarkëve. Një takim që zhvillon sot Sali Berisha, një takim i kushton 5 mijë euro. Ka zhvilluar deri tani 13 takime për prezantime, ka shpenzuar rreth 60 mijë euro.

Ndërkohë që ka një vite e gjysmë që vjen vërdallë, me çfarë parash i zhvillon këto aktivitete, me çfarë i paguan mediat. Këto para janë para që i ka vjedhur ke shqiptarët, para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë.

Ose paratë e krimit të organizuar ose të oligarkëve. Për të tre këto është akuzuar, për këto të tre është shpallur dhe non grata.

Britanikët e akuzuan si bashkëpunëtore me krimin e organizuar, amerikanët si një person që minon demokracinë, shqiptarët e kanë refuzuar për lider dhe sot janë 70% e shqiptarëve që nuk e duan.

Të vetmit që i shkojnë nga mbrapa janë militantet që i gënjeu se për 6 muaj do hedh Ramën nga pushteti. I fton demokratët dhe u thotë votoni listën e Ilir Metës, ata që ju hoqën ju nga puna dhe shkatërruan jetën e demokratëve”, deklaroi Bejko.

Të fundit

Tritol për borxhe, policia zbardh ngjarjen në Rrugën e Durrësit, pranga 46-vjeçarit

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 18 korrik ku u vendos lëndë plasëse në një lokal...

Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kush përfiton

Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për subvencionimin e konsumit të ujit për familjet në nevojë. Skema parashikon që përfituesit e ndihmës ekonomike dhe...

Patrik Modiano, kur kujtesa shërben si letërsi dhe heshtja si stil

30 korrik 1945 - Dita e lindjes së shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në rrugët e Parisit, si në një fantashkencë, ka hije që ecin më ngadalë...

Rama ndan pamjet nga ura e re e Bahçallëkut/ I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

Punimet për zgjerimin e rrugës dhe urën e re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës po avancojnë me ritme të shpejta. Ky projekt infrastrukturor, që...

Uria në Gaza, figura publike izraelite bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit

Një grup figurash publike izraelite të profilit të lartë, përfshirë akademikë, artistë dhe intelektualë publikë, kanë bërë thirrje për vendosjen e “sanksioneve shkatërruese” nga...

Lajme të tjera

Web TV