I njohur për jetën luksoze, reperi shqiptar bën me shtëpi një familje në nevojë

Reperi i njohur shqiptar Don Xhoni së fundmi ka bërë një gjest human. Ai i ka dhuruar shtëpi një familjeje në nevojë. Kjo është bërë e ditur nga bamirësi Halil Kastrati, i cili e ka falenderuar këngëtarin për gjestin bamirës.

Reperi njihet për jetën luksoze që ia bën, pasi vazhdimisht e shohim duke reklamuar makina të shtrenjta. Pavarësisht kësaj, këngëtari paska dhe një shpirt human.

“Faleminderit shumë Don Xhoni

Përmes Shoqatës sonë po e gëzon një familje me Shtëpi të re

Për Iftar sot te Shoqata jonë ishte këngëtari Don Xhoni i cili dhuroi donacion për ndërtimin e një shtëpi për një familje nevojtare

Zoti e shpërbleftë!”, shkruan Halil Kastrati.