Qëndruan në një pishinë në Kavajë/ Përfundojnë në spital nëna dhe 3 fëmijët e mitur

Katër turistë nga Kosova, një 35-vjeçare dhe tre të mitur kanë prfunduar në spital e Kavajës, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme në një hotel.

Për fat të mirë atanuk kanë paraqitur problem serioze me shëndetin.. Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre.
Ngjarja raportohet të ketë nddhur ditën e djeshme.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.04.2023, në spitalin e Kavajës, janë paraqitur për kontroll mjekësor shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe tre shtetas të mitur, banues në Kosovë, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme. Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim