Thomas Tuchel del në mbrojtje të Sadio Mane: “Nuk e shoh fajtor, nuk ka qënie perfekte”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disfata ndaj Manchester City në Champions League, shkaktoi shumë rrëmujë në dhomat e zhveshjes së Bayern Munich ku zënka që shkoi deri në konfrontim fizik mes Sadio Mane dhe Leroy Sane bëri xhiron e mediave në mbarë botën. Ishte senegalezi ai që goditi me grusht gjermanin teksa sherri mes të dyve nisi që në fushë për shkak të një gabimi në pasim të Sane në drejtim të Mane.

Megjithatë, në klubin gjerman janë munduar ta shuajnë shpejt këtë konflikt pasi sezoni është në fazën më të rëndësishme dhe atmosfera duhet të qëndrojë pozitive. Vetë Mane e pranoi gabimin dhe kërkoi falje para skuadrës ndërsa trajneri Thomas Tuchel para ndeshjes së Bundesligas ndaj Hoffenheim, i doli në krah ish-lojtarit të Liverpool duke u shprehur në konferencë se senegalezi nuk pati faj.

“Unë Mane e njoh si një profesionist të nivelit të lartë. Nuk e shoh fajtor dhe ai ka mbështetjen time të plotë. Kërkoi falje në një mënyrë shumë të sinqertë, por ajo që bëri ishte e tepërt duke njohur edhe kodin e etikës këtu tek Bayern. Të gjithë njerëzit gabojnë, megjithatë unë në këtë rast jam avokati i Mane. E them edhe njëherë, nuk ekziston një qënie perfekte”, u shpreh Tuchel.

Të fundit

Pse Berisha i kundërvihet “bashkimit” të opozitës rreth dikujt tjetër

Nga Mero Baze Është një gjë pozitive që disa aktorë të opozitës po flasin për nevojën e bashkimit të saj....

Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit

Një seri shpërthimesh kanë ndodhur në Tel Aviv të premten në mbrëmje sipas orës lokale, ndërsa sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin pas...

Sa kushton lufta mes Izraelit e Iranit. Rreziku i bllokimit të Hormuzit

Tregjet financiare po reagojnë në orët e fundit ndaj sulmeve të Izraelit ndaj Iranit pikërisht ashtu siç ishte parashikuar. Çmimi i naftës është rritur ndjeshëm,...

Horoskopi ditor, 14 Qershor 2025

Dashi Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e komplikuar dhe e mbushur me lodhje. Do të ndiheni të shqetësuar lidhur me disa...

14 qershor 1907 Norvegjia i jep grave të drejtën e votës

Lëvizja për të drejtat e grave në Norvegji lindi nga fundi i shekullit XIX, si pjesë e valës europiane që kërkonte barazi politike, sociale...

Lajme të tjera

Web TV