Meta në çeljen e fushatës: Koha për të bërë revolucion me votë!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për koalicionin “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit.

Në fjalën e tij të mbajtur në stadiumin “Air Albania”, Meta u shpreh se ka ardhur koha për të bërë revolucion me votë. Sipas tij ky revolucion do të sjellë përmbysje të  regjimit Rama.

Përsa i përket kandidatëve të koalicionit,  ai i quajti legjitimë, kundrejt kandidatëve të maxhorancës që sipas Metës janë të korruptuar e sprovuar në afera korruptive.

Meta: Ne e dimë shumë irë se pushtet absolut do të thitë korrupsion absolut sic është e gjithë Rilindja. Është koha për revolucion, me votë. Ky revolucion me votë do të sjellë përmbysje dhe transaprencë absolute për çdo kryetar bashkië dhe këshilla bashkiakë.  Ai autobus është shpresë, se më në fund nuk do të vendosen taksa arbitrare, por që shkojnë te pronarët e incenaratorëve që nuk ekzistojnë.

Ndaj, të gjithë të vrapojmë sepse përballë këta kandidatë nuk kanë rivalë, por vetëm një regjim të kalbur në themelet e tij të korruptuara. Kanë përballë një regjim që ka nevojë për një të shtyrë me votën tuaj. Këta janë kandidatët më legjitimë që ka njohur historia vendit tonë.Kandidatët e palës tjetër po i bëjnë shërbimet e fundit një regjimi që ka përfunduar. Vetëm vota bën ndryshimind he do të celë perspektivë të re për vendin dhe fëmijët tanë. Të gjithë të votojmë për fitoren e këtyre kandidatëve të jashtëzakonshëm.

Ne do të fitojmë në Elbasan që Elbasani t’i japë mendje siç ka dhënë, ndaj kemi kandidatin tonë Luçiano Boçin. Ne do t’i mbështesim kandidatët në premtimet e tyre por dhe do ti kontrollojmë. Ne nuk kemi zgjedhur kandidatë për të bërë lekeët rrush e kumbulla, ne kemi zgjedhur personalitete që kanë qenë të përkushtuar në mbrojtje të kauzave të mëdha për qytetet.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 27 Shtator 2025

Kandidate për këshillin bashkiak në Tiranë është një nëpunëse e Ramës e cila ka firmosur mbi 1 miliardë euro që taksat e qytetarëve të shkojnë për rrush e kumbulla. Bashkia nuk paska lekë për autobusa, por paska lekë për inceneratorë, për palma e pisha mijëra euro