Aksident në Berat, makina përplas 45-vjeçaren në vijat e bardha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, rreth 300 metër lart Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Një automjet, tip Mercedes Benz, me targa AB 367 DI, ka përplasur një grua që ishte duke kaluar në vijat e bardha.

45-vjeçarja e aksidentuar ishte duke kaluar nē vijat e bardha kur mjeti e ka përplasir dhe e ka hedhur në asfalt.

E aksidentuara po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrin së bashku me një grua tjetër,që fatmirësisht nuk është prekur nga mjeti.

45-vjeçarja ka qëndruar e shtrirë në rrugë për disa minuta, deri në mbërritjen e ambulancës,që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të sektorit të qarkullimit rrugor dhe të ndërhyrjes së shpejtë. Policia është duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi nga drejtimi i stadiumit të vjetër drejt stadiumit të ri.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, 45-vjeçarja e aksidentuar ka marrë plagë të shumta në trup dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ekzaminimeve të para që do të kryhen, mjekët do të përcaktojnë nëse do ta trasportojnë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë apo jo.

Njoftimi i Policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Kryqëzimi i Parisit-Stadiumi, shtetasi R.F., 34 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A.M., 45 vjeç, e cila u dëmtua lehtë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Sitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit

Jam një refugjat ligjor në Britani. Pse trajtohem gjithmonë si kriminel?

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm këtu, që më kanë bërë të ndihem se i përkas kësaj shoqërie – por...

Rama: Muzeu Arkeologjik i Durrësit rikthehet në vjeshtë me mbi 2400 objekte historike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i rikonstruksionit të Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës, ku njofton për rikthimin e mbi 2400...

Trump shtrëngon vizat, 55 milionë të huaj nën lupën e Departamentit të Shtetit

Departamenti i Shtetit amerikan ka nisur shqyrtimin e mbi 55 milionë të huajve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë, raporton Associated Press. Departamenti...

Lufta Rusi–Ukrainë, Kallas: Shkëmbimi i territoreve ukrainase është një kurth i Putinit

Shefja e diplomacisë së Bashkimit, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të pranojë që vendi t’i lëshojë territore Rusisë për të arritur...

Shkëlzen dhe Argita Berisha në krye të PD? Gazetari: S’ka asnjë sekret

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada u pyet nëse fëmijët e Sali Berishës janë një opsion për...

Lajme të tjera

Web TV