Alibeaj: Meta e Berisha duan monopolin e një opozite që i ka dyert e mbyllura në Perëndim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i komanduari Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i është drejtuar sot qytetarëve me një video mesazh në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai e ka ndarë fushatën elektorale që po bëhet tani në vend, në tre pjesë.

Alibeaj evidentoi fushatën e PS si një përpjekje për të çimentuar korrupsionin në vend, ndërsa fushatën e bërë për “Lokalet” nga koalicionit “Bashkë Fitojmë”, si një përpjekje e binomit Berisha-Meta për të marrë në dorë monopolin e një opozite që nuk i hapen dyert në Perëndim.
Alibeaj tha se alternativa e vetme dinjitoze për shqiptarët, është PD e drejtuar prej tij dhe u bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatët e PD më 14 maj.

“Në fushatën elektorale kë historike në jetën 33-vjeçare të PD kam përgjegjësinë e nderit t’i prij asaj drejt ringritjes si alternativa e vete perëndimore, euroatlantike dhe atdhetare e qendrës së djathtë në Shqipëri.

 

 

Po, atdhetrizmi e euroatlantizmi janë një binom. Kemi bërë këtë zgjedhje që është e vetmja e duhur dhe e drejtë. Në PD nuk mund të fitojë alternativa jo perëndimore. Ka 3 fushata në vend sot, njëra e Ramës dhe PD për të çimentuar korrupsionin në sistem, tjetra e Beishës në aleancë me metën për të zhdukur PD perëndimore e për të marrë ata monopolin e një opozite që nuk i hapet asnjë derë në perëndim.

Fushata e tretë është ajo e PD, dinjitoze, plot thelb e vizion, jemi propozimi i alternativa e vetme e së djathtës moderne që sheh nga e ardhmja.

U bëj thirrje njerëzve të lirë në këtë vend. Jepuni votën tuaj PD dhe kandidatëve të saj më 14 maj.
Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje!”, shprehet Alibeaj.

Të fundit

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait

Samiu ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e tij të vogël, Mariusin. Në insertin e rubrikës të së...

Projeksioni, si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?

Kjo është një ide fillestare sesi zgjedhjet e sotme mund të kenë ndryshuar përbërjen e politikës gjermane. Seksioni i madh i ngjyrës blu të...

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të punësimit, duke mbushur boshllëqet e...

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot...

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, pasi exit poll-et...

Lajme të tjera

Web TV