“Berisha e Meta duan të mbërthejnë PD”, Alibeaj: Jemi alternativë serioze për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për Enkelejd Alibeajn, kjo fushatë elektorale është e ndarë në tre pjesë. Alibeaj tha se Sali Berisha me Ilir Metën që e kanë mbërthyer me duart e tyre këtë sistem politik, duan të mbërthejnë edhe PD me barra të mëdha në supe të non gratave. Ndër të tjera kreu i komanduar i PD-së u shpreh se sfidë e demokratëve, është mbajtja fort e PD të së ardhmes që në 2025 të jetë një alternativë serioze për shqiptarët.

“Pritshmëritë në këtë situatë anormale, ka tre fushata brenda kësaj fushate, e para kundër regjimit të Edi Ramës, ndaj kësaj jemi të fokusuar.

Kuptojmë vështirësitë, jo vetëm tonat, por të të gjithë gjithë sistemit demokratik. Është një sistem i mbyllur i asfiksuar, që e ka ngritur pushteti i Ramës, bashkë me oligarkinë financiare që e mban në këmbë.

Ka edhe një betejë që zhvillohet brenda nesh, mes një pale që do të vijojë të jetë përfaqësuese e politikës së vjetër të tranzicionit e 32 viteve më parë është Sali Berisha me Ilir Metën që e kanë mbërthyer me duart e tyre këtë sistem politik, duan të mbërthejnë edhe PD me barra të mëdha në supe të non gratave, të refuzimit nga Perëndimit, me barrën e madhe që nuk i ofrojnë asgjë shqiptarëve.

Dhe e treta fushatë është mbajtja fort e PD të së ardhmes. Kjo fushatë për ne konsiderohet si akti më i rëndësishëm, si gur themeli për një PD qartësisht të ndarë nga korrupsioni, nga non gratat e orientuar nga perëndimi. Në aleancë me SHBA e Mbretërinë e Bashkuar dhe që në 2025 të jetë një alternativë serioze për shqiptarët.

Si do jetë është në dorë të shqiptarëve, një gjë është e sigurtë, orientimi ynë është sot më i fortë se sa dje dhe nesër më i fortë se sot.” u shpreh Alibeaj.

Lexo edhe :  Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Ndër të tjera, kreu i komanduar i PD foli edhe për garën për Bashkinë e Tiranës, si edhe kandidatin e tyre në këtë garë Roland Bejko.

“Të dhënat tregojnë se në Tiranë, se ka një refuzim të madh ndaj tre përfaqësuesve të vjetër, 80 %ndaj Metës, 70% ndaj Berishës dhe 60 % ndaj Ramës. Nisur nga kjo situatë, që kemi sot, besoj që kandidati ynë është kandidat i lirisë i pakapur pa asnjë lloj hije korrupsioni, daton që nga 1990 me Lëvizjen studentore, besoj ky është detyrimi që një parti duhet t’i japë si ofertë shqiptarëve.

Në këto kushte s’ka se si të mos them se është në dorë të qytetarëve të Tiranës që të mos kenë as Ramës as Berishën si ofertë politike. Kanë mundësi për të gjetur një politikë ndryshe, që nuk mbart asnjë dozë korrupsioni në dozën e vet. Ne e kemi bërë këtë, do të jetë në dorë të qytetarëve të Tiranës së vendosin fatin e tyre.”u shpreh Alibeaj.

Të fundit

Trajneri Inzaghi largohet nga Interi pas ofertës marramendëse!

Ebujshme! Simone Inzagi do të jetë trajneri i ri i Al Hilal. Në Arabinë Saudite e bëjnë të kryer...

Dorëheqja e kupolës së PD dhe bashkimi i opozitës, urgjente për shërimin e demokracisë

Nëse llogarisim vetëm votat brenda Shqipërisë, pa përfshirë diasporën, rezulton se votat anti-Rama në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin gjithsej 673 mijë. PD dhe...

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës ishin "alarmuar" një ditë më...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Lajme të tjera

Web TV