Milani rikthen madhështinë, Maldini: Ëndrra jonë mbetet Stambolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si futbollist ka njohur finale kampionësh, por si drejtues klubi, legjenda e Milanit Paolo Maldini është për herë të parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. I vetëdijshëm se ekipi i tij mund të ecë edhe më shumë, Maldini shprehet I bindur se synimi është finalja e këtij kompeticioni të rëndësishëm europian. Kualifikimi duke eleminuar rivalët e Napolit nuk ishte aspak I lehtë, por duket se kjo skuadër është mësuar të vuajë dhe festojë. Në të dyja takimet, 1-0 në Milano dhe 1-1 në Napoli ishin episode që vendosën rezultatin e ndeshjeve, por përvoja dhe mbi të gjitha fanela ishin tregues jo pak i rëndësishëm. Menjëherë pas kualifikimit për në gjysmëfinale Maldini dha një intervistë ku shpreh bindjen se ekipi i tij nuk do të ndalet me kaq…

Çfarë ndjeni në këto momente?

Janë emocionet personale që më lidhin me këtë stadium, kampionati i parë dhe sfidat me Maradonën… Për të mos u harruar edhe ato si drejtues, pasi luanim për gjysmëfinale. Është një burim krenarie e madhe sido që të përfundonte, por jam veçanërisht i lumtur për mënyrën se si e arritëm këtë objektiv.

Sa rëndësi kanë të tilla nivele për ekonominë e klubit?

Është e qartë se ka shumë pasi është pjesa ekonomike që është shumë e rëndësishme. Pastaj edhe pjesa sportive… Hyrja mes katër më të mirave në Europë pas 16 vitesh që Milani nuk është atje, përbën një sinjal të qartë rritjeje të nivelit. Këto ndeshje përdoren për të testuar nivelin e lojtarëve, pasi për shumicën e tyre ishte hera e parë që luanin ndeshje kaq të rëndësishme.

Me kalimin e viteve po bëheni edhe më fjalëpakë nga sa keni qenë. Përse?

Le të themi se si drejtues, unë shpesh flas personalisht me lojtarët në vështirësi apo përpara ndeshjeve të tilla. Nuk kam folur shumë me mediat, por ju siguroj se kam vëzhguar shumë. Kemi lojtarë si Leao dhe Teo, për shembull, të cilët ndonjëherë duhet të stimulohen, por në ndeshje si kjo ndaj Napolit falë Zotit nuk ka nevojë.

Përse ka kaq shumë ndryshim në paraqitjet e ekipit mes ndeshjeve në Europë dhe atyre në kampionat?

Para së gjithash, të përfundosh në “top” katërshen e Europës do të thotë të kesh një shans në finale dhe shans për të fituar atë. Të gjithë ne që kemi qenë atje e dimë që këta trena kalojnë dhe duhen marrë, sepse nuk rikthehen gjithmonë. Sigurisht, nga pikëpamja e rritjes ekonomike dhe sportive, të jesh në gjendje të arrish edhe mes katër më të mirëve në Serinë A është thelbësore.

Lexo edhe :  Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

Sa rrezikon Milani të mos e mbyllë kampionatin mes katër të parave?

Ne jemi këtu tani, por pas kësaj ndeshjeje, nuk duhet të përsërisim gabimet e kampionatit ku nevojitet të jemi më konkretë dhe më shumë Milan me ekipe që ndoshta mund të stimulojnë në një mënyrë ndryshe nga këto lloj sfidash. Jemi Milani dhe duhet të ruajmë gjithmonë dëshirën dhe përqendrimin maksimal. Ndërkohë edhe të rinjtë po bëjnë mirë në Championsin e kategorisë… Është një arritje e madhe, edhe sepse me ta kemi pasur gjithashtu vështirësi të mëdha në kampionat. Urojmë që djemtë e Abates të arrijnë në finalen e Youth League.

Pioli: “Luajtëm në mbrojtje për shkak të Osimhen”

Stefano Pioli tashmë i ka larë duart me kapionatin, por ka mundur të kualifikohet për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ku ekipi i tij Milan barazoi 1-1 me Napolin, duke u kualfikuar pasi në takimin e parë fitoi 1-0. “Është normale kur jeton këto mbrëmje, mund të jesh personi më i lumtur në botë, por edhe më i zhgënjyer në botë. Bëjmë këtë profesion, këtë sport që të jep emocione shumë të mëdha. Për fatin tonë shkoi në mënyrën e duhur. Jemi të lumtur, por një hap me radhë, po kalojmë shumë situata, po rritemi. Sidomos ne për rrugëtimin që kemi bërë, për klubin, lojtarët e tifozët. Sidomos për tifozët që na kanë ndihmuar në momentet e vështira të sezonit. Napoli bëri një ndeshje të madhe. Avantazhi që kishim dhe prania e Osimhen na bëri të mbrojmë më poshtë. E kemi bërë mirë me sakrificë dhe kjo është gjë e mirë për një skuadër që do të kalojë një kundërshtar kaq të fortë. Ndryshe nga ndeshjet e kaluara bllokuam dy qendërmbrojtësit, pro e bëmë këtë zgjedhje që të mos lejonim gjë ndaj Osimhen. Në pjesën e parë e bëmë mirë, në të dytën u qetësuam pak të avantazhi i dyfishtë, menaxhuam ndeshjen. Punuam mirë por morëm më shumë rreziqe në fund”, tha ndër të tjera Pioli për “Sky Sport”. Më pas, në konferencën për shtyp, ai u ngacmua rreth penalltisë që nuk u dha për Napolin kur shifrat ishin 0-0. “Në të gjitha ndeshjet ka vendime gjyqtarësh që mund të diskutohen, Sot kishim gjyqtarin më të mirë në botë”, tha trajneri i Milanit.

Të fundit

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të...

Lajme të tjera

Web TV