Ministrja e Ekonomisë: Fondet për rrogat pritet të mblidhen nga rritja e të ardhurave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se qeveria mori vendimin që të rrisë edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës publike. E pyetur se ku po i marrin paratë për rritjen e pagave, ministrja e Ekonomisë tha se fondet janë parashikuar të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe nga rialokimet e brendshme. Sipas saj, synimi është që të ulet borxhi dhe deficiti.

“Miratuam një projektligj të rëndësishëm, konkretisht për përcaktimin e pagave. Sot kemi filluar dhe miratuar disa projektvendime për rritjen e pagave për sektorin shëndetësor, arsimor dhe sigurisë, konkretisht për policinë e burgjeve, gardën dhe zjarrfikësit. Në zbatim të vendimit të marrë më parë, nga 1 prilli do të rriten edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës publike.

Kjo rritje do të jetë e ndarë në 2 faza. Pra rriten me pagat e vitit 2023 ndërsa do të ketë rritje edhe në vitin 2024. Kostoja vjetore për vitin 2025 është në nivelin 38 miliard lekë. Këto fonde janë parashikuar që të mblidhen qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokime të brendshme. Ne do të vijojmë të ulim borxhin dhe deficitin duke ofruar qëndrueshmëri. Për 2023 kishim parashikuar politikë të rritjes së pagave dhe kishte vlerë 2.4 miliard lekë që prekte arsimin, shëndetësinë dhe IT. Rritja e pagave vjen edhe si pasojë e krizës inflacioniste, pra janë disa zëra të parashikuara në buxhet që akomodojnë rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit”, tha Ibrahimaj.

Të fundit

Kiara Tito u përgjigjet kritikëve për fustanin në ditëlindjen e Lunës

Pas një vale komentesh në rrjet, ku përdorues të shumtë shprehën kritikat e tyre për zgjedhjen e fustanit që...

Real Madrid, mediat zbulojnë momentin kur Ancelotti “preu në besë” presidentin Perez

Florentino Perez ka disa muaj që mendon nëse Carlo Ancelotti duhet shkarkuar apo jo nga Real Madrid. Cadena SER shkruan se tekniku italian  ishte në...

29-vjeçari prej 48 orësh nën dhe/ Familjarët sërish apel shtetit për gjetjen e trupit

Në Qafën e Burrelit prej 48 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh...

E zhdukur prej 60 vitesh, gruaja gjendet e gjallë/ Historia e trishtë e 82 vjeçares

Një grua nga Wisconsin, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga viti 1962, është gjetur gjallë pas më shumë se gjashtë dekadash, sipas...

Kasollja shkrumbohet nga flakët, një mrekulli shpëton familjen nga Puka

Një ngjarje e rëndë për familjen në fshatin Mesul të Pukës është regjistruar mesditën e sotme. Një zjarr i madh ka përfshirë kasollen e...

Lajme të tjera

Web TV