Autori e ndoqi për një javë, Ardian Nikulaj i druhej atentatit? Si i shpëtoi më herët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizmesmeni dhe politikani nga Lezha, Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua pasditen e 19 prillit në ambientet e resortit të tij në Shëngjin, duket se i druhej një atentati të mundshëm.

Sipas BW mësohet se Nikulajt i janë bërë disa herë tentativa për ta eleminuar, dy nga të cilat gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2019, në Shëngjin do të përhapeshin zëra se në zonën e Shëngjinit kishte mbërritur një vrasës me pagesë për të ekzekutuar biznesmenin Nikulaj. Alarmi i ngritur bëri që atentatori të tërhiqej, pasi organet ligjzbatuese arritën të merrnin informacionet në kohë dhe të vepronin.

Tentativa tjetër dyshohet se u bë nga disa persona të cilët kishin paguar një grup i cili operon në jug të vendit, që të organizinin vrasjen e Nikulajt. Ky grup, pasi merr përsipër organizimin, tenton të rekrutojë një vrasës me pagesë.

Tentativë, e cila sërish do të dështonte, pasi atentati dekonspirohet dhe nga ai moment, Ardjan Nikulaj shtoi sigurinë dhe lëvizte me makinë të blinduar.

Ndërkohë, duke u ndalur te atentati i fundit ai i cili i mori dhe jetën biznesmenit burime pranë policisë bëjnë me dije se Nikulaj është mbajtur nën vëzhgim prej të paktën 1 javë.

Sipas të njëjtave burime mësohet se nga kqyrja e kamerave të sigurisë në zonë një ditë para ngjarjes, shihet një person me të njëjtën veshje i cili qëndron për disa minuta përreth ambienteve të kompleksit “Cora”, në pronësi të Nikulajt.

Por për shkak të skafandës që mban në kokë identifikimi i tij është i pamundur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë e njëjti person që ka kryer krimin e rëndë.

Ditën e djeshme u sigurua dhe momenti tronditës i vrasjes së biznesmenit. Siç u pa dhe në videon, autori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me armë.

Lexo edhe :  Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa

Nga 6 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit. Plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme.

Pasi ka kryer ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar sërish me motorin e tij me targa të huaja. Ku nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shengjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Kakarriq.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV