Çmenduri në “Emirates Stadium”, Arsenali merr një barazim dramatik në minutat e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsenal e bën dramë në “Emirates Stadium’ ku barazoi 3-3 me vendin e fundit të Premier Legaue, Southampton. Skuadra e Mikel Artetës dështoi të fitonte në shtëpi dhe rrezikon seriozisht vendin e parë të Premier League, teksa për të tretën dneshje në kampionat nuk arrin dot të fitojë.

Ndeshja nisi në dishezë për Arsenal teksa “The Gunners” pëuan gol që në minutën e parë. Një gafë e portierit Ramsdale bëri që Alcaraz të kalonte të tijtë në avantazh. Vetëm 13 minuta më pas, londinezët u ndëshkuan sërish teksa këtë herë ai që shënoi ishte një ish si Theo Walcott.

Megjithatë, topçinjtë u rikthyen në lojë teksa shkurtuan diferencat me anë të Gabriel Martinellit. Në vijim, të besuarit e trajnerit Mikel Arteta iu afruan golit të barazimit megjithatë miqtë rezistuan duke u futur në dhomat e zhveshjes me avantazhin 1-2.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Arsenalin, që u fut në fushë me besim se mund të bënte më mirë, por ata që shënuna ishin sërish “shenjtorët”. Në të 66-ën, pas ekzekutimit të një goditje nga këndi, Ćaleta-Car goditi saktë me kokë, duke shënuar të tretin për Southamton. Në të 88-ën, Odegard arriti që të shënote të dytin për skuadrën e Artetës me një goditje të bukur nga distanca.

Një gol që ndezi shpresën se “topçinjtë” mund të merrnin diçka më tepër në këtë ndeshje. Në limitet e kohës së rregullt, Arsenal tregoi forcë karakteri, duke realizuar golin e barazimit, këtë herë Saka insistoi dhe u shpërblye.

Gjyqtari i katërt akordoi 8 minuta shtesë dhe topçinjtë, e rritën ndjeshëm presionin në portën e Southampton, por fati dënoi Trossard, i cili goditi traversën.

Lexo edhe :  Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Në minutat e mbetura Southampton u mbrojt mirë, duke regjistruar një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni, që mund të ndikojë tek fati i titullit kampion.

“Topçinjtë” dridhen dhe ndjejnë presionin e Manchester City-t, që ndodhet 4 pikë larg me 2 ndeshje më pak, ndërkohë që ndeshja e radhës për Arsenal do të jetë në “Etihad” ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, që mund të rezultojë dhe takimi më deçiziv për titullin kampion të Premier League, kampionatit më të jashtëzakonshëm në planet, e dëshmaur dhe në këtë përballje të javës së 32-të.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV