PSG thyen me lehtësi Angersin në transfertë, Kylian Mbappe shënon dopietë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PSG vijon me ritmin pozitiv, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi në kampionat, duke mundur Angers në transfertë me rezulatin 1-2. Kampionët në fuqi realixzuan dy herë që në pjesën e parë, duke I bërë gjërat maksimalisht të thjeshta.

Që në minutën e nëntë Mbappe shënoi golin e epërsisë, ndërsa në të 26-ën Messi shërbeu një top fantastik që nga mesfusha e PSG drejt Mbappe, me sulmuesin që realizoi të dytin personal në këtë sfidë dhe 22-in në kampioant në ëktë edicion.

Në pjesën e dytë, PSG ishte dominuese duke krijuar disa mundësi të mira, por në fundin e ndeshjes shënuan vendasit me Thioub, duke kristalizuar rezultatin përfundimtar. Tre pikë për kampionët në fuqi që marshojnë drejt titullit të radhës, pasi me këtë fitore shkojnë në kuotën e 75 pikëve, 9 më tepër se Marsella e vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur dhe 7 javë dhe PSG me diferencën që ka krijuar është me një dorë tek titulli kampion.
Në anën tjetër, Angers mbetet në vendin e fundit të renditjes me vetëm 14 pikë dhe nëse Nantes dhe Bres marrin pikë në ndeshjet e tyre matematikisht do të zbresin në Ligën e dytë francezesh pas 8 sezonesh në elitë.

Të fundit

Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë: Kam ndryshuar shumë!

Grida Duma ka folur për herë të parë rreth jetës së saj private, përfshirë marrëdhëniet e dashurisë. Ajo ka treguar...

“Kur isha shtatzënë…”/ Inva Mula tregon momentin më të vështirë të jetës

Sopranoja Inva Mula, rrëfeu si rrallë për jetën, familjen dhe karrierën. Duke folur për sfidat dhe momentet më të vështira, sopronaja e njohur kujtoi periudhën...

I nxehti dëmton trurin? Temperaturat e larta ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor

Bëni kujdes nga i nxehti. Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në aspektin fizik, por dhe në atë psikologjik duke shkaktuar ankth, luhatje të...

Komb i ri, monedhë e re: Historia e zgjedhjes së dollarit si monedhë zyrtare e SHBA

5 korrik 1785  Më 5 korrik 1785, Kongresi i Konfederatës – organi qeverisës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës para kushtetutës së vitit 1787 –...

Shqipëria, në një aplikacion/ TEA, mijëra përdorues nga e gjithë bota

Çfarë ofron Shqipëria gjendet në një aplikacion në celular. Në më shumë se 1 vit nga krijimi, TEA është kthyer në një guidë dixhitale....

Lajme të tjera

Web TV