Shpërthimi i Starship, “bie” Tesla! Musk humbet brenda ditës 10 mld dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Urime ekipi i SpaceX për nisjen emocionuese të provës së Starship! Mësuam shumë nga kjo për lëshimin e ardhshëm pas disa muajsh”.

Elon Musk u shfaq optimist në mesazhin e tij në rrjetet sociale vetëm pak minuta pasi puna disa mujore për dërgimin në hapësirë të raketës më të madhe të prodhuar ndonjëherë u thërrmua me shpërthimin e saj pak pas ngritjes në ajër. Sipas Forbes, vetëm brenda ditës së djeshme pasuria e Muskut u tkurr me më shumë se 10 miliardë dollarë.

Kjo jo vetëm prej dështimit të raketës kostoja operative e çdo misioni hapësinorë llogaritet tek 2 milionë dollarët, e kësaj i shtohen dhe shpenzimet e shkatërrimit të saj, por edhe për shkakun e rënies së ndjeshme të aksioneve të kompanisë së tij Tesla në Wall Street. Gjemb në shpinën e tij mbetet dhe Twitter-i, që së fundi ka pasur një përplasje për tarifat me Microsoftin.

SpaceX kishte planifikuar ta përdorte ‘Starship’ për të dërguar njerëz dhe ngarkesë në Hënë, dhe me vonë edhe në Mars. NASA pritet të përdorë një raketë të tillë, ‘Starship’, për ekipin e saj të ardhshëm që pritet të shkelë në Hënë. Tashmë njerëz të pasur, të cilët duan të vizitojnë Hënën, po rezervojnë bileta.

Fillimisht, lëshimi i raketës ishte caktuar në fillim të javës, por u shty për shkak të disa problemeve teknike. ‘Starship’ është shumë e fuqishme dhe tejkalon me lehtësi raketat hënore të NASA-s. Ajo është projektuar që të jetë plotësisht e ripërdorshme, gjë që ka ulur në mënyrë dramatike koston e prodhimit të tyre.

Të fundit

OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës

Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga...

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914 mes dy...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Trump-Witkoff, zbulohet “projekti i madh” për të ardhmen e Gazës

Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëheqë një takim të madh në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një plan gjithëpërfshirës për të ardhmen...

Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen...

Lajme të tjera

Web TV