Sot festohet Fiter Bajrami/ Pse një pjesë e nisin sot dhe disa të tjerë të shtunën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Myslimanë në vende të ndryshme të botës festojnë sot Fitër Bajramin, dhe ditën e gëzuar që shënon fundin e muajit të shenjtë të agjërimit, e nisën më lutje në xhami.

Arabia Sauditë, shtëpia e disa prej vendeve më të shenjta të Islamit si dhe vende të tjera myslimane sunite si Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Jordania etj, njoftuan se kremtimet nisin sot. Ndërsa në disa vende me shumicë Shiite, autoritetet thanë se festa do të fillojë të shtunën.

Libia, e qeverisur nga dy administrata rivale, e shënon Fitër Bajramin e ndarë: Lindja e vendit kremton sot, ndërsa zonat e kontrolluar nga ekzekutivi me seli në Tripoli të shtunën. Po nesër i shpallën festimet edhe lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei dhe autoriteti më i lartë shiit i Irakut, ajatallohu i madh Ali Sistani.

Të njëjtën gjë bën dhe Indonezia, kombi me popullsinë më të madhe myslimane në botë.

Agjërimi përgjatë ditës në muajin e shenjtë të Ramazanit, përbën një nga pesë shtyllat e besimit islam. Koha e fillimit të Fitër Bajramit nga shfaqja e hënës së re në qiell. Teknikisht, kjo do të thotë se në mbarë botën, festa nis në kohë të ndryshme e madje dhe në ditë të ndryshme, në varësi të vendndodhjes.

Për ta bërë atë më uniforme, disa myslimanë e festojnë Bajramin kur hëna e re shfaqet mbi Mekë në vend të vendndodhjeve të tyre. Kalendari Islam bazohet në ciklet hënore, në krahasim me kalendarin gregorian, i cili bazohet në ciklin diellor. Muajt ??e rinj fillojnë dhe mbarojnë me çdo hënë të re.

Të fundit

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Si të përballoni të nxehtin përvëlues të verës: Këshilla praktike për t’u freskuar

Si të qëndroni të freskët edhe kur temperaturat kapin maja Temperaturat e larta verore shpesh na bëjnë të ndihemi sikur nuk marrim dot frymë, punojmë...

Durrës, ngec rindërtimi/ Debate në këshillin bashkiak, opozita braktis mbledhjen

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit u ndërpre pa nisur, pasi këshilltarët e opozitës u larguan nga salla në shenjë proteste ndaj...

Kredi me interesa te ulëta për bujqësinë, ministrja shpjegon procesurat se si përfitohen

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka theksuar rëndësinë e formalizimit të sektorit bujqësor...

Lajme të tjera

Web TV