Veliaj sulmon opozitën/ Berisha “non grata”, Meta bashkëpunëtor i ish-sigurimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, gjatë një takimi me banorët e njësisë numër 10, ka sulmuar opozitën, duke u shprehur se gjatë kohës që ata merren me hallet e tyre, Partia Socialiste mbjell pemë, bën punë dhe projekte.

Nga ana tjetër, Berishën e ka quajtur “non grata” dhe Metën bashkëpunëtor të ish-sigurimit.

Hallet e Saliut dhe të Ilirit do bëhen hallet tona? Pra, njëri që është ‘non grata’, ose ka qenë sigurims, do kthehet në hallin tonë, apo hallet e komunitetit do gjejnë zgjidhje te ne? Unë besoj se është kjo e dyta. Detyra jonë nuk është t’u pëlqejmë të gjthëve, detyra jonë është t’u shërbejmë të gjithëve. Duke u shërbyer të gjithëve, unë besoj që shkojmë përpara.

Mjafton të shikoni vlerën e pronës: Në Njësinë 10 është 2-3-fishuar. Edhe dikush që nuk na voton, nuk na mbështet, vetëm duke ndenjur në shtëpi, është bërë 2-3 herë më i pasur sot. Edhe sheshi ‘Adem Jashari’ ishte i rrethuar nga makinat, me trafik, dhe në vend që të nderohej si hero, mbushej me pluhur. Sot është kthyer në një hapësirë, ku edhe ai që ndoshta nuk e thotë dot një fjalë të mirë për arsye politike, e dëgjon gurgullimën e shatërvanit, i shikon edhe pemët.

Vendimi ynë që, një pjesë të fondit ta çojmë për të mbjellë pemë, është pikërisht për të ilustruar se duam të mbjellim pastërti, gjelbërim, oksigjen, jo sherr, jo inat, jo përçarje. Data 15 maj do të jetë një ditë gëzimi për ta çuar qytetin përpara, jo një ditë ku ne të fillojmë prapë të heqim posterat nga muret”, u shpreh Veliaj.

Të fundit

Lojtari shqiptar që do Milani kushton 41 mln euro! A do e blejë Tare?

Club Brugge ka vendosur çmimin për mesfushorin Jashari, të cilin Milani po përpiqet ta vendosë nën urdhrat e Massimiliano...

Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një raporti nga Insider UA. Këto avionë...

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i...

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Lajme të tjera

Web TV