Vendimi/ Rriten pagat për administratën, gardën, zjarrfikësit dhe policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Fiancancave Delina Ibrahimi dhe ai i Brendshëm, Bledi Çuçi, thanë dje se nga 1 prilli punonjësit shtetëror të disa sektorëve do përfitojnë rritje pagash. Sipas Ibrahimit këto fonde janë parashikuar që të mblidhen nga rritja e të ardhurave buxhetore dhe rialokimet e brendshme.

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimet e paralajmëruara për rritjen e pagave. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi se pagat në administratën publike janë rritur prej 1 prillit.E pyetur se ku po i marrin paratë për rritjen e pagave, Ibrahimaj tha se fondet janë parashikuar të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe nga rialokimet e brendshme. Po ashtu paga është rritur edhe për punonjësit e gardës dhe të policisë. “Projektvendimet që miratuam lidhen më pagat për vitin 2023, ndërkohë që do të ketë një rritje tjetër në 2024. Kostoja vjetore, në vitin 2025, është në nivelin 38 miliardë lekë. Këto fonde janë parashikuar që të mblidhen qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokimet e brendshme. Janë kosto të cilat përballohen brenda sistemit makrofiskal duke ruajtur parametrat. Ne do vijojmë të ulim borxhin dhe deficitin duke garantuar qëndrueshmëri fiskale. Për 2023, kishim parashikuar politikë të rritjes së pagave dhe kishte vlerë 2.4 miliardë lekë që prekte arsimin, shëndetësinë dhe fushën e IT. Rritja e pagave vjen edhe si pasojë e krizës inflacioniste, pra janë disa zëra të parashikuara në buxhet që akomodojnë rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit”, tha Ibrahimaj.
Garda, zjarrëfikësit dhe policia
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, duke folur pas mbledhjes së qeverisë, ku u miratuan disa vendime të rëndësishme, foli edhe për rritjen e pagave për zjarrfikësit, punonjësit e Gardës së Republikës dhe ata të Policisë së Shtetit.Sipas Çuçit, paga me këtë rritje shkon rreth 14% në nivelet e sektorit të zjarrfikësve, te garda kemi rritje sipas gradave, e ulëta ka rritje 22% e te më të lartat 7 deri në 10%.“Qeveria mori vendim për rritjen e pagave edhe të gjithë sistemit të punonjësve zjarrfikës, të gardës dhe të policisë. Kjo ishte rritja pas 8 muajsh. Paga shkon rreth 14% në nivelet e sektorit të zjarrfikësve, te garda kemi rritje sipas gradave, e ulëta ka rritje 22% e te më të lartat 7 deri në 10%. Te sistemi i Policisë kemi rritje që shkon deri në 25% tek inspektori i parë apo i dytë. Do të kemi rritje tjetër të këtyre sektorëve. Në vitin 2024 është parashikuar se rritja që do të bëhet në tri faza, rritja do të bëhet deri në 40%. Janë të rëndësishëm këto sektorë sa i takon mbarëvajtjes. Modernizimi në Policinë e shtetit po ecën me ritme të shpejta, do të kapim nivele evropiane me një kohë shumë të shkurtër”, u shpreh në fjalën e tij pas vendimeve të qeverisë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Të fundit

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

Lajme të tjera

Web TV