24 Prill 1916/ Në Irlandë nis Rebelimi i Pashkëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të Hënën e Pashkëve në Dublin, Vëllazëria Republikane Irlandeze, një organizatë sekrete e nacionalistëve irlandezë e udhëhequr nga Patrick Pearse, fillon të ashtuquajturën Rebelim të Pashkëve, një kryengritje e armatosur kundër sundimit britanik. Të ndihmuar nga socialistët irlandezë militantë nën udhëheqjen e James Connolly, Pearse dhe shokët e tij protestuan dhe më pas sulmuan selinë qendrore të qeverisë britanike në Dublin, ndërsa pushtuan zyrën e përgjithshme postare të kryeqytetit irlandez.

Pas këtyre sukseseve, ata shpallën pavarësinë e Irlandës, e cila kishte vuajtur për shekuj me rradhë e regjimin shtypës të Mbretërisë së Bashkuar për shekuj me radhë, dhe mëngjesin që pasoi vunë nën kontroll shumicën e qytetit. Megjithatë, autoritetet britanike ndërmorën shpejt një kundërsulm, dhe deri më 29 prill kryengritja u arrij të shtypej.

Pas kryengritjes, Pearse dhe 14 udhëheqës të tjerë nacionalistë u ekzekutuan me vdekje për pjesëmarrjen e tyre në revoltë, ndërsa bashkë-kombasit e tyre katolikë i cilësuan dëshmorë. Marrëdhëniet mes irlandezëve kryesisht katolikë dhe britanikëve protestantë, kanë qenë gjithnjë problematike. Londra kishte miratuar prej kohësh një sërë kufizimesh të ashpra anti-katolike, ndërsa viteve 1845-1852, mbi 1.5 milionë irlandezë vlerësohet se vdiqën nga uria si pasojë e krizës së prodhimit së patateve.

Protesta e armatosur vazhdoi pas Rebelimit të Pashkëve, dhe në vitin 1921, 26 nga 32 qarqe të Irlandës fituan pavarësinë, me shpalljen e Shtetit të Lirë Irlandez. Ai u bë një republikë e pavarur në vitin 1949. Megjithatë, gjashtë qarqet verilindore të Ishullit Emerald, mbetën pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, duke bërë që disa nacionalistë të riorganizoheshin në Ushtrinë Republikane Irlandeze (IRA), për të vazhduar luftën e tyre për pavarësinë e plotë të territorit irlandez.

Kalendar

24 Prill 184 P.E.S – Grekët hyjnë dinakërisht në qytetin e Trojës duke përdorur dhuratën e tyre, një kalë prej druri, duke vrarë banorët që i gjetën në gjumë. Trojanët e tjerë, të kapur në befasi u përpoqën të rezistojnë po pa sukses.

Lexo edhe :  1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

24 Prill 1877 – Fillon lufta ruso-turke kur Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane. Luftimet u zhvilluan në Kaukaz dhe më pas në Ballkan.

24 Prill 1915 –Dita e Dëshmorëve – Turqit fillojnë dëbimin e armenëve nga shtëpitë e tyre, një fushatë që çoi në masakrimin e disa qindra mijëra njerëzve.

24 Prill 1920 – Në Konferencën e San Remos, të organizuar nga aleatët për të ndarë territoret e Perandorisë Osmane, Britania merr mandatin për Palestinën – palestinezët e quajtën 1920-ën, si “Viti i Katastrofës”.

24 Prill 1961 – Presidenti amerikan Xhon Kenedi pranon përgjegjësinë e dështimit të operacionit në Gjirin e Derrave në Kubë, që synonte përmbysjen e qeverisë së Fidel Kastros.

24 Prill 2005 – Kardinali Joseph Ratzinger u inaugurua si Papa i 265-të i Kishës Katolike, duke marrë emrin Papa Benedikti XVI.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV