Eurostat: Shqiptarët nuk shpenzojnë për veshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria dhe Kosova kanë shpenzimet më të ulëta për frymë në vit për veshje e këpucë.

Nga ana tjetër ky është një tregues indirekt ky i varfërisë së tyre, ose i të ardhurave të pamjaftueshme edhe pse në dukje mendojmë se priremi shumë për të shpenzuar për pamjen e jashtme.

Sa më pak të ardhura në dispozicion,aq më të ulëta janë shpenzimet e konsumatorëve për mallra jo të domosdoshme, duke nxitur blerjen e produkteve të lira.

Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet nominale për frymë të shtetasve shqiptarë në vitin 2021 ishin 147 euro, shumë më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 681 eurosh.

Për Kosovën e dhëna është e vitit 2020, me 130 euro për frymë.

Të gjitha vendet e rajonit, që janë dhe më të varfrat në Europë shpenzojnë më pak për veshje, ku më e larta regjistrohet në Malin e Zi, me 348 euro për frymë në vit.

Në total, shpenzimet për veshje e këpucë në Shqipëri për vitin 2021, sipas Eurostat ishin 413 milionë euro.

Rekordin në Europë për veshje e mbajnë norvegjezët, austriakët, danezët, me mbi 1 mijë euro për frymë në vit, të ndikuara dhe nga çmimet e larta të veshjeve në këto vende, por nuk mbeten pas as italianët (943 euro), që ndonëse nuk janë aq të pasur sa vendet nordike shpenzojnë shumë për veshje, si për të “justifikuar” perceptimin që ata janë qendra e modës.

Ku janë çmimet më të lira
Nëse do të që të blesh veshje e këpucë të lira në Europë, më e leverdishmja është Turqia. Vendi, që është dhe një prodhues i madh veshjesh, i ka çmimet sa 45.3% e mesatares së Bashkimit Europian.

Lexo edhe :  Tani që s'ka fëmijë, po ndërtohen shkolla’, Rama i përgjigjet komentuesit

Pas Turqisë renditet Bullgaria, me 76.6% të mesatares europiane. E treta më e lirë është Maqedonia e Veriut (78.7).

Lirë mund të gjesh veshje e këpucë edhe në Mbretërinë e Bashkuar (85.6).

Në Shqipëri, çmimet janë sa 88% e mesatares europiane, pothuajse në nivele të njëjta me Spanjën.

Në Itali, çmimet janë pak më të shtrenjta se mesatarja europiane (103%).

Nëse shkoni në vendet nordike bëni mirë që të mos u drejtoheni dyqaneve pasi veshjet e këpucët kanë çmime të kripura, rreth 30% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian dhe rreth 4 herë më shumë se në Turqi.

Të fundit

Kuponët për pasaportë apo kartë ID tani mund të blihen edhe online

Ministria e Brendshme dhe Kompania Shtetërore IdentiTek ShA e prodhimit të dokumenteve biometrike njoftojnë disa risi të rëndësishme, që...

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: Me mua dhe PS-në të bashkuar drejt majës

Teksa na ndajnë edhe gati një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama u bëri apel sot sërish qytetarëve të votojnë...

Hakerët sulmojnë përmes WhatsApp, ja si të mbroni fjalëkalimet tuaja

Nisur nga një lajm që ka qarkulluar disa ditë më parë në lajme, ku një mesazh që vinte në WhatsApp për ndihmë që më...

Rriten lehtë temperaturat, por sërish ftohtë… parashikimi i motit për sot

Vendi ynë edhe këtë të mërkurë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale...

Nga Roshi te Doshi, pasojat e ‘aleancave lokale’ të Berishës

Nga Ylli Pata Para pak ditësh, ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, ka përkrahur hapur kandidatin e PD-së, Elton Rroshi. Situata nuk duket thjesht një solidaritet...

Lajme të tjera

Web TV