Nuk ka përfunduar shkollën e mesme?/ “Harry Fultz” jep përgjigje për diplomën e Këlliçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, është akuzuar nga mediat e Rilindjes dhe propagandës se ka falsifikuar dokumentacionet në Shqipëri dhe SHBA dhe se nuk ka përfunduar diplomimin e shkollës së mesme.

Sot ka dhënë përgjigje zyrtare shkolla “Harry Fultz”. Kuptohet se mediat e gënjeshtëeta dhe të paguara nga paratë e korrupsionit të inceneratorëve kërkuan që të ngrenë gjynahin e radhës. Por përgjigjja e dokumentuar nga ana e shkollës i tregon të gjitha.

Sipas dokumentit thuhet se, Këlliçi është regjistruar në shkollën “Harry Fultz” në klasën e 9-të në shtator të 2001-shit pasi u rendit në listën e fituesve në konkursin e pranimit për vitin shkollor 2001-2002.

Sipas dokumentit ai ka kryer 4 vite studimi të ciklit 5-vjeçar të studimeve pranë “Harry Fultz” në drejtimin “Biznes”. Gjatë këtyre viteve ka pasur një vlerësim të lartë me notë mesatare 9.7 i klasifikuar në 5% të studentëve më të mirë të periudhës.

Në 2004-2005 qeveria studentore e shkollës “Harry Fultz” e zgjodhi President të Këshillit Studentor dhe aktualisht angazhohet “Harry Fultz” Alumni.

Më tej në dokument thuhet se në përfundim të klasës së 12-të, në përgjigje të kërkesës së tij për studime në SHBA, pajiset nga shkolla me dokumentet përkatëse si Raportin shkollor me rezultatet për 4 vite, skelet-kurrikul 2001-2005 dhe programet të detajuara për çdo lëndë, vërtetim (TIP), i cili sqaron në lidhje me zhvillimin në gjuhën angleze të 70% të teksteve dhe programeve mësimore.

Në fund sqarohet se kjo praktikë është ndjekur nga shumë nxënës të dalluar të periudhës 1997-2005 të cilët pas 12 viteve shkollimi në Shqipëri i kanë ndjekur studimet e mëtejshme në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Republikën Çeke për motivin e pajtueshmërisë kurrikulare dhe të krediteve përkatëse.

Lexo edhe :  Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Nuk ka përfunduar shkollën e mesme? Harry Fultz jep përgjigje

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV