Projektet transformuese për Shkodrën/ Rama: Vihen në jetë nëse i hapet rruga e ndryshimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga projekti strategjik për transformimin e Shkodrës nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se projekti përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh, që do të përfshijë portin pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritjen e një muzeu.

Duke u bërë thirrje shkodranëve që më 14 maj të votojnë për Partinë Socialiste, Rama thotë se transformimi i Shkodrës do të vihet në jetë vetëm nëse i hapet rruga e ndryshimit.

Ky mesazh i Ramës, vjen vetëm një ditë pasi deklaroi se nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi mes qeverisë dhe kryebashkiakëve të non gratës që do të zgjidhen në 14 maj.

“Ky është një nga projektet strategjike për transformimin e Shkodrës nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim 100% të Qeverisë Shqiptare, që pret prej disa kohësh të shohë dritën e rrugës së zbatimit, nëse dhe sapo hapet rruga e ndryshimit Projekti – vepër e arkitektit spanjoll Jesus Hernandez, autori i “qilimit të gurtë” të sheshit të Shirokës që u vlerësua edhe me çmim ndërkombëtar – përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh; portin pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritjen e një muzeu që do të nxjerrë në pah për vizitorë e turistë historinë rrezatuese të Shkodrës në shekuj Ky projekt gjithashtu do të ketë impakt të lartë edhe në lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e trafikut në qytet, pasi parashikon zgjerimin e rrugës nga Harku i Bërdicës tek Ura e Bahçallëkut përfshirë dhe zgjerimin e urës në katër korsi.

KY ËSHTË NJË NGA PROJEKTET TRANSFORMUESE PËR SHKODRËN, FATI I TË CILËVE ËSHTË I LIDHUR FORT ME VULLNETIN E KOMUNITETIT SHKODRAN MË 14 MAJ”, shkruan Rama.

Lexo edhe :  Rama mesazh socialistëve: Përgatituni për zgjedhjet lokale!

Të fundit

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Ditë me diell dhe temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash kryesisht të mesme...

Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë për një “SPAK”. Thirrja e tij...

Elia Zaharia flet për divorcin: Jam shumë me fat për mbështetjen që pata nga familja

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën. E...

Lajme të tjera

Web TV