Publikohet fotoja, ja kush e mbante nën vëzhgim biznesmenin Ardian Nikulaj (FOTO)

“Fjala.al” ka siguruar foton e shtetasit anglez që mbante në vëzhgim biznesmenin Ardian Nikulaj, para se të ekzekutohej.

Ardian Nikulaj u vra në lokalin e tij me gjashtë plumba. Në një konferencë për mediat drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku theksoi se shkak i kësaj ngjarje është gjakmarrja.

Ndërsa gjashtë persona janë shpallur në kërkim mes të cilëve edhe një grua.