Kejvina rrëfehet për BBV: Më mungon Luizi dhe Olta! Nuk do mungoj në finalen e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kejvina Kthella, e cila doli nga Big Brother VIP për shkak të përplasjes me Luizin, të cilin e qëlloi me shuplakë ka treguar se ai i mungon.

Në një intervistë për Big Brother Radio tha se do të ishte në finale në rast se nuk do të kishte ndodhur ajo skenë.

Ndër të tjera u shpreh se ndodhet në Itali te familja e saj dhe 2 banorët që i mungojnë thotë se janë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli.

-Dje Luizi në shtëpi së bashku me banorët e tjerë po tregonte me një siguri se po mos të kishte ndodhur ajo situatë Kejvina do të ishte në finale absolutisht.

Kejvina: Ashtu mendoj edhe unë. Më vjen shumë keq dhe shumë herë e mendoj se si ndodhi ai moment. Nuk e di thjesht nuk e mbaj mend atë moment.

-Çfarë kemi të re nga Kejvina?

Kejvina: Asgjë nuk ka të re, derisa të mbarojë “Big Brother”-i nuk kemi bërë asgjë. Thjesht shohim Big Brother VIP.

-Çfarë ndryshoi Big Brother VIP tek Kejvina?

Kejvina: Tani duke qenë se e dimë situatën time, është folur dhe rifolur në fakt edhe pse me të gjithë atë situatën e pakëndshme që ndodhi mund të them që më ka ndihmuar mua në jetën time në marrëdhënie me njerëzit, me situatat dhe gjërat le të themi. Ka bërë një kthesë goxha si me dashje si padashje “Big Brother”-i në jetën time.

-Kush i mungon më shumë nga banorët e shtëpisë Kejvinës?

Kejvina: Në fakt më mungojnë të gjithë ata që kanë dalë jashtë. Unë kam kaluar mirë me të gjithë, 2-3 banorë i kam takuar, kam kontakte me to. Por më mungon Olta Gixhari dhe Luizi.

Lexo edhe :  Justin Bieber mund t'i marrë gjysmën e pasurisë 1 miliard dollarëshe Hailyt?

-A do të jetë Kejvina në finalen dhe në ‘after party’-in e Big Brother VIP?

Kejvina: Patjetër, si mund të bëhet një ‘after party’ dhe mos të jem unë aty? Do jem dhe në finale, po përgatitemi për natën e madhe.

Të fundit

Parashikimi i motit, 12 qershor 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me...

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

Lajme të tjera

Web TV