Kush është gruaja që u bë e penduara e drejtësisë?/ Gazetarja zbulon detajet nga hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një të penduar të drejtësisë për ngjarjen e bujshme të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 Prill të këtij viti, në Lezhë.

Këtë detaj e ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan gazetarja Klodiana Lala. Ajo shprehet se personi që ka zbërthyer skemën kriminale është një grua, identiteti i së cilës ende s’është i ditur.

Klodiana Lala: Në momentin që këta kanë mbërritur kanë filluar komunikimet me njëri-tjetrin. Simpson, Hunt dhe të tjerët kanë arritur të siguronin gjithë perimetrin e zonës për të vëzhguar të gjitha lëvizjet.

-Sa ditë kanë qëndruar britanikët në hotelin e tij?

Klodiana Lala: Nuk kanë qëndruar vetëm në hotelin e tij, kanë qëndruar në disa zona. Në një nga ditët kanë qëndruar aty. Kanë ardhur në kohë të ndryshme, portugezi ka qëndruar në zonën e Shkodrës, është filmuar edhe në një market ku ai merrte ushqimet, por nuk është gjetur ende banesa ku ai ka qëndruar me qira. Kjo ngjarje ka një detaj që zbulohet këtu për herë të parë. Ka një të penduar të drejtësisë, është një dëshmitar i cili ka zbërthyer të gjithë skemën për hetuesit, për prokurorin e çështjes Erion Shehaj dhe Shefin e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, ajo ka treguar të gjitha lëvizjet e portugezit…

Klodiana Lala: Po është një grua. Nuk e di identitetin e gruas, por di të them, këtu është dhe në vendimin gjyqësor që është firmosur pak më parë, ajo tregon të gjitha lëvizjet e portugezit. Fakti që ai ka shkuar disa herë për të kryer vrasjen e nuk ka arritur dot.

-A ka shkuar i armatosur disa herë portugezi?

Lexo edhe :  Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Rama: Lamtumirë mik! Gjetsh matanë paqen për shpirtin

Klodiana Lala: Absolutisht, me të njëjtin motor.

 

Të fundit

Ylli Pata: Përdorimi i Ringjalljes si ‘Rikthimi i Përbindëshit’

Ylli Manjani, në një shënim të tijin, ironizoi stilistikën e Fatmir Mediut që sheh ringjalljen e Krishtit tek Sali...

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të...

Petro Koçi: Kur martohet nevoja politike me iluzionin mendor

Nevoja ulëritëse e opozitës për t'u ringjallur është shpalosur këto ditë me një blasfemi po aq ulëritëse. E kryqëzuan Jezu Krishtin moralisht duke e krahasuar...

Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit të BE. Giorgia Meloni shprehet...

Kush është Kristian Koni, i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro ndaj pasurive me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro të Kristian Konit. 45-vjeçari përdor edhe emrin Ols...

Lajme të tjera

Web TV