Policia drejt zbardhjes së vrasjes së kenianes Joy Ayoko, zbulohen bisedat e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arritur të hapë telefonin e kenianes 22-vjeçare Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht vitin e kaluar në Tiranë dhe për pasojë gjeti vdekjen.

Sipas kqyrjes së pajisjes, komunikimi i fundit i saj ka qenë me shoferin e kazinosë ku punonte pak para ngjarjes. Vetë ky person është marrë në pyetje pak muaj më parë dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Pas më shumë se 8 muajsh telefoni i shtetases keniane që gjeti vdekjen pas dhunimit në Tiranë Joy Ayoko është zbërthyer, duke ndihmuar hetuesit në zbardhjen e ngjarjes.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë përftuar biseda me interes, ku mes tyre është edhe komunikimi i kenianes Joy me shtetasin Rodi Braçi, shoferin e kazinosë ku ajo punonte.

Komunikimet mësohet se kanë ndodhur edhe ditën e ngjarjes ndërsa të dhënat e përftuara ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se fillimisht e reja është thirrur për të zbritur poshtë në hyrje të godinës së Hostelit ku qëndronte e më pas është dhunuar barbarisht.

Më pas trupi i saj dyshohet të jetë marrë dhe është hedhur në pjesën e pasme të godinës.

Ky fakt ka përputhje me kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mënyrën se si është gjetur trupi i 22-vjeçares, ndërkohë që në dhunimin e saj dyshohet se janë përfshirë 5 persona.

Hetuesit e kishin te pamundur për shumë kohë zbërthimin e telefonit të saj për shkak se kodi ishte ndërruar, duke bllokuar hapjen e pajisjes.

Më herët janë pyetur në polici edhe disa persona, mes tyre shoqja e dhomës dhe shoferi i kazinosë.

Ky i fundit që dyshohet të ketë pasur një marrëdhënie me të renë nga Kenia, mohon të ketë lidhje me vdekjen e saj.

Lexo edhe :  Dosja Meta-Kryemadhi/ Tre vepra penale, 12 vjet burg!

Joy Ayoko u gjet në gjendje kome jashtë Hostelit ku qëndronte në muajin gusht të vitit të kaluar.

Prej disa muajsh ajo qëndroi në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës por më pas u nis drejt vendit të lindjes ku edhe ndërroi jetë. / OraNews

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV