Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg
Nuk do te jete feste familjare 1 Maji ne France. Mbi 300 komuna, pervec Parisit, do te jene ne proteste kundra reformes se pensioneve. Si asnjehere 8 sindikatat do te protesojne bashkarisht, shpresohet te bejne me te miren ne diten e 13-te te protestes qe ne manifestimin e pare me 19-te janarit dhe arriti kulmin me 7 mars me 3.5 milion njerez ne rruge, sipas CGT.
Nga ana tjeter me 1 Maj ne Havre, qytet ne Normandi te Frances, Jordan Bardella e Marine Le Pen do te mbajne fjalim jo te rastesishem, por te mire organizuar. Havre eshte qytet port dhe simbol.
Ne kemi vendosur te shkojme ne Havre deklaroi Marine Le Pen, nga ku do te mbaje nje fjalim me teme mbi « paqen shoqerore » qe po pritet me shume interes menyra sesi do t’i drejtohet francezeve, ku do ta vere theksin ne nje teme kaq te gjere.
Keto protesta nuk jane me nje risi, as surprize, por i tille pritet kulmimi i saj.
Po cfare ndodh pas 1 Majit?! Te marten, me 2 Maj, te nesermen e protestes, kreret e sindikatave do te mblidhen per te analizuar vijueshmerine e protestes.
Élisabeth Borne ka deklaruar takime me sindikalistet pas 1 Majit dhe vetem me dialog do te gjejme zgjidhjet me te mira per punetoret.
Ndersa te shtunen, Presidenti i Republikes Emmanuel Macron, u pershendet ne dalje te dhomave te zhveshjes me lojtaret, para ndeshjes se finales per Kupen e Frances ne futboll dhe jo si eshte tradite te pershendetet ne fushen e lojes e kjo pikerisht per te evituar perplasjen me sportdashesit.
Kartonat e kuq dhe bilbilat ishin ndaluar nga gjykata administrative e Parisit, ndersa sindikatat munden t’i shperndanin ato ne dalje te transportit publik. Forcat e sigurise qe ne hyrje te stadiumit arriten te sekuestronin kartonat e kuq e sidomos bilbilat te cilet mund te demtonin vijueshmerine e lojes dhe te ngaterronin arbitrat .
Kundershtaret e Emmanuelle Macron po shfrytezojne mjaft mire kete situate edhe pse Presidenti i Republikes nuk eshte i vetmi pergjegjes per c’po ndodh me sindikatat.
Neser fjalen do ta kene sindikatat, Laurent Berger konfirmon gadishmerine e tij per dialog.
Sindikatat po presin vendimin e Keshillit Kushtetues qe lejon organizimin e nje referendumi dhe misioni i saj do te jete mbledhja e 4.8 milion firmave te nevojshme per referendumin e inisiatives popullore. Pritet dhe rezultati i takimit te 8 qershorit dhe vendimi i Pleqesise. Asambleja Kombetare do te debatoje me grupin Liot. Presidenti Macron deklaroi disa dite me pare per 100 dite pushimi e aksioni deri me 14 korrik.