“Urbani falas, mrekulli”/ Këlliçi: Ti japim zgjidhje çdo problemi mbas 14 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë takimeve që zhvilloi në zonën e “Xhamllikut”, “Selitës” dhe te “5 Maji”, dhjetra qytetarë kanë mirëpritur programin duke e pritur me entuziazem Belind Këlliçin, dhe duke treguar se janë të bindur nē këto projekte që do të realizohen pas 14 majit.

“Një gjë e mrekullueshme është për qyetarin urbani falas. Ata e dinë që është për të mirën e qytetarit. Janë mësuar me e luftu qytetarin, sepse ka shumë qytete në botë që janë pa pagesë. TEG-u dhe QTU-ja e kishte autobusin falas. Si ka mundësi që një biznes ta bëjë autobusin falas, dhe bashkia me gjithë ato të ardhura mos ta bëjë” – u shprehën dy banorë.

Ndërsa Belind Këlliçi tregoi se ky angazhim i kushton fare pak buxhetit të bashkisë, ndërsa i shërben qytetarëve.

“246 milionë euro është buxheti i bashkisë. Autobusi falas kushton 16.5 milionë euro. Ta bëjnë llogarinë me mollë po deshën. 246 mollë është buxheti, 16.5 mollë është autobusi”, – tha Këlliçi.

Në zonën e Xhamllikut, një ndër problemet që u ngrit si shqetësim nga qytetarët, ishte dhe çështja e parkingut. Belind Këlliçi përsëriti angazhimin e tij, që këtij problemi t`i japë zgjidhje pas 14 majit, duke vënë në dispozicion të qytetarëve pa pagesë, 30% të parkingjeve që aktualisht janë me pagesë. Ai premtoi edhe ndërtimin e parkingjeve të reja në qytet.

“Zgjidhja për parkimin është fokusuar padiskutim te ai premtim që unë kam dhënë, që do t`i dedikoj të paktën 30% vende që janë me pagesë, do t`i bëjë pa pagesë për komunitetin. Do të shohim dhe mundësinë e parkimeve nëntokësore, në vende të caktuara, apo dhe të ndërtimeve me objekt vetëm parkimin e makinave.

Pra të mos ndërtohen vetëm pallate, të mos ndërtohen vetëm objekte të mëdha, por të ndërtohen edhe godina të mëdha që të shërbejnë për parkimin e automjeteve siç i ka e gjithë bota”, – u shpreh Këlliçi.

Lexo edhe :  Rama takon kreun e Marrëdhënieve Publike të TikTokut për Europën

“Urbani falas, mrekulli”, qytetarët e Tiranës

Në një nga zonat, ku zhvilloi takime me banorët, në Selitë, Belind Këlliçi hasi me asfaltin elektoral të Erion Veliajt. Një rast flagrant, ishte ai i vendosjes së dy tabelave për punime në rehabilitimin e disa rrugëve të brendshme, ku tabelat dukshëm nuk përmbushnin detyrimin ligjor me informacionin e nevojshëm për afatet e punimeve. Shtuar këtu edhe faktin, që në rrugë, ndonëse ishte vendosur shkresa e tenderimit të punimeve, në terren nuk kishte asnjë makineri.

“Shifeni pak mashtrimin. Hapeni pak. Afati i punimeve e ka detyrim ligjor që të vëjë ditën e fillimit të punimeve dhe afatin e përfundimit.

Ajo që ndodh është se vihet vetëm një muaj kalendarik. Se kur fillon kjo, a fillon në 2023, a fillon në 2024, a fillon në 2025 një zot e di. Po kjo është mashtrim vetëm për t`i hedhur hi syve qytetarëve.

Që ata që kalojnë te kjo rruga që kapët ju gjithë kohën, të mashtrohen, të gënjehen, dhe të shkojnë t`i japin votën. Kjo bëhet vetëm për efekt elektoral. Kuptoni efektin, kuptoni se çfarë është kjo. Kjo tabelë këtu është vjedhje. Këtu vidhen lekët tuaja.

Jemi prapë në Selitë, brenda një distance prej 100 metrash dy raste vjedhjesh, abuzime me qytetarët”, – tha Belind Këlliçi.

Nga Selita, ku mori denoncime për gjobvënien nga policia bashkiake, Belind Këlliçi, u angazhua që pas 14 majit, kjo polici të kthehet në shërbim të qytetarëve dhe jo në gjobvënëse të tyre.

Në të gjitha takimet, Belind Këlliçi ka përsëritur angazhimet e tij me 5 prioritete për Tiranën, duke kërkuar votën e qytetarëve, që këto angazhime të kthehen në realitet pas 14 majit.

“Urbani falas, mrekulli”, qytetarët e Tiranës

Të fundit

Barcelona shkatërron Valencian me goleadë, katalanasit tregohen të pamëshirshëm

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga. Katalanasit triumfuan me rezultat të çmendur 7-1 ndaj Valencias, në një ndeshje...

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman. Takimi u zhvillua në një...

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Manchester United rikthehet tek fitorja, Djajtë triumfojnë në transfertën e Fulham

Manchester United ka siguruar një fitore minimale në transfertë ndaj Fulham, duke marrë pikë të rëndësishme për klasifikimin dhe moralin. Skuadra e Amorim, përsëri nuk...

Lajme të tjera

Web TV