“Ata i përdorin njerëzit si “mish për top”/ Veliaj: Ne i çojmë punët përpara me mund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, pari sot një takim me fermerët në Kavajë.

Veliaj tha se një fermer punon vetëm për të ecur përpara dhe jo mbrapa.

“Po mendoja për sloganin tonë, teksa po binte shi, dhe thashë: Shyqyr zotit, gjithë ky bereqet, edhe për ne që merremi me Ujësjellësin, si une, Redi apo Edisoni, që duam të mbushen rezervuarët, por edhe për ata që kanë produkte.

Ndërkohë, për ata që janë rritur në ish Bllok dhe kanë qenë me Partinë e Punës që në vakt, sigurisht që shiu i shkrin, se ata janë prej sheqeri. Ndaj edhe ata nuk bëjnë fushatë në ditë me shi, dhe nja dhjetë ditë nuk kemi për t’i parë se do jetë bereqet.

Isha duke menduar për punën që bën një bujk: Keni parë traktor që e lëron tokën mbrapsht?

Keni parë ndonjë që e përdor shatin mbrapsht? A keni parë njeri që e vjel frutin mbrapsht? Çdo proces, edhe proceset tona jetike, edhe mënyra si ecim, edhe mënyra si i japim zetorit, edhe mënyra si prashisim, edhe mënyra si vadisim, është vetëm duke ecur përpara”, tha Veliaj.

Ndërsa, ai shtoi se pala kundërshtare i sheh qytetet dhe njerëzit që jetojnë në to si “mish për top”, për t’i përdorur që të mbushin autobusët dhe t’i nxjerrin nëpër protesta.

“E kam dëgjuar edhe palën tjetër që thotë po të na jepni bashkinë e Rrogozhinës dhe Kavajës, ne që ditën e hënë do mbushin autobusët për të shkuar në Tiranë të rrëzojmë Fridën dhe Edi Ramën. Ku është logjika këtu?

Çfarë do me thënë me e pas bashkinë si kontingjent për protesta ne Tiranë? Pse pa punë janë njerëzit? Këta mendojnë që janë akoma njerëzit në 92-93-in, që janë komplet pa punë dhe bëjnë xhiro me autobus për në Tiranë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës e ka ndjerë shumë këtë punë. Mbaronte një grup protestën dhe thoshte tani do protestojmë te këndi i lojërave kundër Lalit. Sot e kishte Rrogozhina, nesër do mbushin autobusët e Kavajës. Dhe vinin njerëzit e shkretë, se kryetarët e bashkive ishin vetëm për të mbushur autobusët dhe për t’i sjellë në Tiranë.

Filluan punën te sheshi. Sot e kishte Shkodra. Nesër do vijnë ata të Kavajës. Ç’punë kanë ata te sheshi Skënderbej? Pse pak punë ka për të bërë në Kavajë? Pastaj filluan te Pazari i ri. Sot e ka Librazhdi, nesër e kanë ata të Kavajës. Gjithmonë, duke e parë Kavajën, duke i parë qytetet, si një mënyrë për të mbushur autobusët dhe për t’i çuar si mish për top”, u shpreh Veliaj.

Të fundit

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj...

4 gusht 1991: Ukraina shpall pavarësinë e nga Bashkimi Sovjetik

Më 24 gusht 1991, në valën e ndryshimeve të mëdha politike që tronditën Evropën Lindore dhe të nxitur nga dështimi i grushtit të shtetit...

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nga Kreshnik Spahiu Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell...

Festë mes bombave! Kharkiv sfidon Putinin: Ik nga Ukraina!

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, tre vjet e gjysmë më parë, bashkia vendosi të rindezë ndriçimin publik dhe dekorimet...

Faqja me fokus turizmin: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që kërkojnë një alternativë të përballueshme...

Lajme të tjera

Web TV