Çmenduri! Ja sa duhet të paguani për një selfie me Obamën në Berlin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ndodhet prej ditës së djeshme në Berlin dhe pasditen e sotme do të shfaqet në “Mercedes-Benz Arena”.

Kështu, mbështetësit e tij mund të rezervojnë biletat për të parë nga afër fjalimin e tij.

Një mbrëmje me Barack Obamën për sfidat dhe mundësitë e mëdha të kohës sonë”, titullohet eventi me biletat që arrijnë në 600 euro.

Biletat më të lira, prej 61.10 euro dhe 83.10 euro tashmë janë shitur, por nëse dikush dëshiron ta shikojë Obamën nga afër, do t’i duhet të paguajë akoma më shumë.

Konkretisht, për të marrë “Bileta e Artë”, një person do të duhet të paguajë shumën prej 600 euro. Kjo përfshin një pije, darkë në restorantin e arenës dhe ulëse në rreshtin e tretë ose të katërt nga skena.

Mbrëmë, Obama shijoi një darkë në një restorant italian në Berlinin Perëndimor me ish-kancelaren Angela Merkel dhe bashkëshortin e saj, Joachim Sauer.

Obama po qëndron në hotelin “Adlon”, në “zemrën” e Berlinit.

Që nga fundi i presidencës së tij gjashtë vjet më parë, presidenti i parë afrikano-amerikan në SHBA ka bërë një pasuri duke shkruar libra dhe duke dhënë leksione në mbarë botën.

Së bashku me bashkëshorten e tij Michelle Obama, ata vizituan Spanjën të premten e kaluar ku ndoqën koncertin e këngëtarit të njohur Bruce Springsteen.

Të fundit

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan! Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e...

Horoskopi ditor, 9 Qershor 2025

Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta ruani te forte komunikimin dhe...

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e radhës, të dyja kërkesa të...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

Lajme të tjera

Web TV