Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta mbështetjeje për të në opinionin publik. Shuma masive e fondeve për Presidentin do të vërë në provë efektivitetin e tyre ndërsa përballet me kandidatin e pritshëm të Partisë Republikane, Donald Trump, i cili ka dëshmuar më parë me fitoren në vitin 2016 ndaj Hillary Clinton se nuk i nevojiten fondet më të shumta për të fituar presidencën.

Aktiviteti në Sallën e Muzikës Radiofonike të qytetit do të spikasë ndër aktivitetet e fushatës elektorale. Presidenti Biden ka vizituar disa shtete vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve gjatë tre javëve pas fjalimit për Gjendjen e Vendit, që u pa si një apel për t’u bashkuar në mbështetje të rikandidimit të tij. Aktiviteti i së enjtes do të mbledhë së bashku figura të njohura të demokratëve që kanë qenë në udhëheqjen e vendit për rreth tre dekada.

Ish presidenti Obama iu bashkua presidentit Biden në avionin presidencial Air Force One që udhëtoi nga Uashingtoni drejt Nju Jorkut. Ata përshëndetën së bashku ndërsa zbrisnin shkallët e avionit në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy” dhe udhëtuan me autokolonën presidenciale drejt Manhatanit. Ish presidenti Clinton pritej t’u bashkohej në vendin ku do të mbahej aktiviteti.

Aktiviteti disaorësh ofron për kontribuesit nivele të ndryshme qasjeje, sipas nivelit të fondeve të dhëna. Pjesa qendrore është biseda në skenë me tre presidentët, e drejtuar nga drejtuesi i emisioneve të mbrëmjes Stephen Colbert. Do të ketë gjithashtu një pjesëmarrje të artistëve si Queen Latifah, Lizzo, Ben Platt, Cynthia Erivo dhe Lea Michelle, me moderatore aktoren Mindy Kaling. Spektatorët pritet të jenë me mijëra dhe biletat fillojnë që nga çmimi 25 dollarë.

Sa më e lartë të jetë shuma e dhuruar aq më e gjatë mund të jetë koha që mund të bisedohet me presidentët. Një fotografi me tre presidentët kushton 100 mijë dollarë. Një donacion prej 250 mijë dollarësh u jep donatorëve qasje tek një pritje, ndërsa 500 mijë dollarë u siguron ftesa për takime edhe më të veçanta.

Lexo edhe :  “Milton” mund të tejkalojë “Katrinën”, dëmet e uraganit që goditi Floridën

“Por festa nuk përfundon këtu”, thuhet në njoftimin e fushatës. Zonja e Parë Jill Biden dhe DJ D-Nice do të organizojnë një festë më pas në sallën e Radio City me 500 të ftuar.

Ish presidentët Obama dhe Clinton po e ndihmojnë Presidentin Biden të rrisë avantazhin e tij me donacione ndaj zotit Trump. Në fund të muajit shkurt, Presidenti Biden kishte një fond prej 155 milionë dollarësh, krahasuar me fondin e zotit Trump prej 37 milionë dollarësh.

“Kjo rritje historike tregon entuziazmin e fuqishëm për Presidentin Biden dhe Nën-presidenten Harris dhe është dëshmi e sistemit të pashembullt për mbledhjen e fondeve që kemi ndërtuar”, tha njëri nga drejtuesit e fushatës Jeffrey Katzenverg. “Në dallim nga kundërshtari ynë, secili dollar që kemi mbledhur do të shpenzohet për të arritur tek votuesit që do të përcaktojnë fituesin e këtyre zgjedhjeve – për të treguar për rekordin historik të presidentit, vizionin e tij për të ardhmen dhe për të theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve”.

Gjatë javëve të fundit, zoti Trump ka qëndruar në hije, pjesërisht për shkak të paraqitjeve në gjykata për çështjet e ndryshme penale ndaj tij, shpenzimet e të cilave po i paguan me fondet e donatorëve.

Disa zyrtarë republikanë janë të shqetësuar nëse fushata e zotit Trump ka infrastrukturën e mjaftueshme për një betejë elektorale kundër Presidentit Biden. Zëdhënësi i ekipit të zotit Trump, Steven Cheung hodhi poshtë rëndësinë e aktivitetit të së enjtes të Presidentit Biden. Njëri nga bashkëpunëtorët e dy ish presidentëve, Leon Panetta e përshkroi këtë takim donatorësh si një moment të rëndësishëm të fushatës.

“Ky takim, para së gjithash, zgjeron dhe përforcon përkrahjen e të gjithë demokratëve”, deklaroi ai.

Zoti Panetta tha se dy ish presidentët, që njihen si politikanë me përvojë, mund ta ndihmojnë zotin Biden të formulojë më mirë mesazhin e tij./O.S

Të fundit

Rritja e pagave në FA/ Ja kategoritë që përfitojnë

Disa kategori në Forcat e Armatosura, përfitojnë deri në 70 mijë lekë rritje shtesë mbi pagë. Ministri i Mbrojtjes,...

Me disa muaj vonesë, qendrat për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër gati për përdorim

Me disa muaj vonesë qendrat italiane të pritjes së migrantëve në Shqipëri pritet të vihen në funksionim. "Dy strehimoret janë gati për përdorim", tha...

Banka e Shqipërisë ndërhyn përsëri në tregun valutor për të frenuar rënien e euros

Banka e Shqipërisë ka rifilluar ndërhyrjet në tregun valutor në dhjetëditëshin e parë të muajit tetor. Sipas burimeve nga tregu, Banka Qendrore ka ndërhyrë me...

Nuk ndalet ‘humnera’/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 89.7 lekë dhe shitet me 90.7 lekë. Euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet 99 lekë. Franga...

Rama provokon opozitën: Dy protesta ka pasur Shqipëria, të tjerat janë organizime partie

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një bisede në podkastin e tij në “Facebook”, duke folur për studentët dhe shkollimin, u shpreh mes të...

Lajme të tjera

Web TV