Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Yuri Kim: Mos e nënvlerësoni rëndësinë e punës që bëni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja Yuri Kim priti një grup gazetarësh dhe përfaqësues OJQ-sh që punojnë për çështjet e medias në Shqipëri.

Ajo theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë dhe se është e rëndësishme që gazetarët të bëjnë pyetje të vështira. Ajo i nxiti që t’i përcjellin brezit të ri të gazetarëve mësimet që kanë marrë për të qenë të fortë dhe të guximshëm.

“Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni”, u tha gazetarëve ambasadorja Kim.

Pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat përballen, duke përfshirë mungesën e qasjes në informacion, pasigurinë në punë dhe mungesën e transparencës financiare nga institucionet publike dhe organizatat mediatike.

Të fundit

Hapet zyrtarisht Skema: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

Për të dytin vit radhazi në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Qeveria po aplikon Skemën Kombëtare të Investimeve...

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së...

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë në rritje. “Sipas informacionit nga Drejtoria...

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh, për të siguruar që investimet...

Agjendën e gjelbër: Shtytja për zgjerimin e aeroporteve ndërsa udhëtimi me tren ngec

Dëmi klimatik që shkaktohet nga fluturimet e shmangshme është i jashtëzakonshëm, por qeveria sheh më shumë aeroplanë si zgjidhje për problemet ekonomike të saj. Polly...

Lajme të tjera

Web TV