“Është kokëderre e madhe”/ Rama ‘ankohet’ për Ballukun (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka lëvduar zv.kryeministren e tij, Belinda Balluku. Në fjalën e tij gjatë një takimi në Dibër, kryeministri Rama tha se Belinda Balluku ka treguar devotshmëri për qarkun e Dibrës.

“Ky qark ka dhe një avantazh tjetër që ka Belindën këtu, që është burri më i fortë që kemi në qeveri. Përveçse është grua, nënë, shoqe, është kokderre e madhe dhe e keni parë sa shumë rri këtu me ju. Sa e kërkoj thotë jam në Dibër. Kemi vendosmërinë që t’i japim një shtysë të fortë këtij qarku,“-tha Rama.