Noterja pa licencë merr plot 4 mijë Euro për kalim pronësie/Testamenti në “dorë të fatit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka mbërritur një denoncim nga qytetari Edmond Merko. Edmondi është nga Vlora e jeton në Britani prej vitesh.

Në vitin 2014, ai bashkë me nënën e tij të ndjerë që tani nuk jeton më, shkojnë te noterja për testamentin në të cilin, nëna ia lë atij pjesën e pasurisë. Ndërkohë edhe motrat edhe vëllezërit, pjesët takuese ia lanë Edmondit.

Por noterja Miriam Isfuaj me pretendime të paqena nuk e kishte bërë fare testamentin. Me këtë justifikim, noterja kërkoi rreth 4 mijë Euro pagesa për kamatë-vonesat që pronësia e një apartameti në Vlorë të kalonte në emrin e Edmond Merkos.

Ky rast u denoncua në prokurorinë e Vlorës, por asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.

Edmond Merko: Përshëndetje! Dua të bëj një denoncim në “Stop” për noteren Mirjan Isufaj! Në 31 Tetor të 2014 nëna ime vendosi që të më dhuronte pjesën e shtëpisë që kishim me anë të një testamenti. Atëherë ne jemi drejtuar te mjeko-ligjorët, që të vizitonin nënën time nga ana mendore, në qoftë se ishte e shëndetshme apo jo që të vazhdonte procedura me noteren për punën e testamentit. Atëherë mora të gjitha dokumentat nga doktorët që vizituan nënën time ia çoj zonjës në zyrë, filluam gjithë që duhej. Bëra pagesën, gati 300 mijë Lekë te zyra e noteres edhe çdo gjë në rregull nga ky moment. Kur vjen momenti që e marr në telefon dhe i them “çfarë ke bërë me testamentin”, më thotë që: Nuk e kam bërë! E pyes për çfarë arsye më thotë “arsye, që nuk e kemi bërë në kohë për punën, duhet ta bëjmë me gjobë për nënën edhe për vëllanë, duhet t’jua shpjegoj këtë se këtu në këtë moment kishin dhënë dhe njerëz të tjerë firmën, vëllezërit e motrat, për nënën. Kjo më nxorri justifikim se duhet ta bëja me gjobë edhe për njërin nga këta vllezërit që kishin dhënë firma më thotë për Altinin dhe për nënën duhet të paguhet me gjobë dhe këtë nuk e kuptova pse për Altinin dhe jo për vëllezërit e motrat e tjera që kishin dhënë firmën edhe për nënën. Këtë nuk e kuptova dhe e vura në dyshim. Okej, -i thashë,- nejse sa Lekë të duhen? Më tha “duhen kaq lekë”, gati 3 milionë e ca në total. I dërgova 900 mijë Lekë me Western Union që nga Anglia dhe 1 milionë e 760 mijë ia ka cuar motra ime në zyrë dhe gjeri këtu.

Gjatë investigimit të problemit të zotit Merko, “Stop” mësoi se në Maj 2021, Ministria e Drejtësisë i ka hequr licensën noteres Miriam Isufaj për dy vjet, por çuditërisht ajo vazhdon të punojë.

Denoncuesja: Alo! Mirëmbrëma Miriam! Mban mend që kemi bërë edhe debat për punën e vjerrës? Si do t’ia bëjmë ta zgjidhim këtë punë se jemi futur në një siklet, më qafsh mu?

Noterja Miriam Isufaj: Po, po! Unë u sqarova, ju thashë të më dëgjonit. Ju nuk donit të më dëgjonit. Kur të vini në Shqipëri, kaloni t’ju sqaroj!

Denoncuesja: Që të kam dhënë unë atëherë kur kam ardhur me kunatën që kemi bërë vitin e vjehrrës.

Noterja Miriam Isufaj: Po kanë qenë 1 milionë e 600.

Denoncuesja: Të ngela edhe ca lekë, që t’i solli kunata dhe të kam nisur pastaj edhe 800 më duket me Ëester Union, që ishte ajo e gjobës për Altinin.

Noterja Miriam Isufaj: Po.

 

Denoncuesi Edmond Merko tregon se në vitin 2021 ka shkuar sërish tek noterja Isufaj për t’u interesuar për testamentin, për të cilin ajo i ka thënë se nuk e ka bërë me argumentin se nuk është shkruar në kohë.

Edmond Merko: Në 2021-shin më vdes ky vëllai në fjalë që ju thashë edhe më para Altin Merko, më vdes në 2021-shin dhe vij në Shqipëri për ta varrosur për të bërë adetet dhe pas një jave, shkoj tek zonja dhe i them: Çfarë është bërë me testamentin? Më thotë që testamentin nuk e kam bërë! -Për çfarë arsye s’e ke bërë?- I thashë: se ti ke marrë të gjitha Lekët, të gjitha çfarë ke kërkuar. Për çfarë arsye? Më tha: Arsyeja është se nuk e kemi bërë në kohë. Duhet ta bëjmë me gjobë! Këtë gjë do ta zgjidhim me anë ligjore – i thashë unë!

Në Dhomën Kombtare të Noterëve në Vlorë, mbi procedurën e heqjes së licencës, i thanë gazetarit të “Stop” se procedura ka ngecur diku.

Gazetari: Si jeni ? Znj.Saimira është kryetare e Dhomës Kombtare të Noterëve në Vlorë.Na ndihmoni me një numër, se dua ta pyes për një procedurë. Kush e zëvendëson? A ti e zëvendëson…? Ok! Po të pyes ty! Në 2021 është nxjerrë një urdhër nga Minitria e Drejtësisë për noteren Miriam Isufaj. Po përse? Këtë, s’e di!

Dhoma e Noterëve, Vlorë: Urdhri është nga Dhoma Kombëtare… U bënë procedurat, por ngecën…

Gazetari: Po pse?

Dhoma e Noterëve, Vlorë: Nuk e di.

Të fundit

Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

Duket se problemet me cilësinë e gjumit kanë më shumë lidhje me gratë se sa me burrat, kjo sipas...

Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan Shenjtërinë e tij, Papa Francesku. Kjo është hera...

Pse kafeja është një zgjedhje e mirë kundër rrudhave të fytyrës

Njerëzit e fiksuar pas kujdesit për lëkurën mund të shtojnë një hap të ri në rutinën e bukurisë: të pinë një filxhan kafe të...

E rëndë/ 41-vjeçarja bie nga kavo e ‘zipline’ mbi parkun piktoresk, humb jetën (Foto)

Një grua ka humbur jetën si pasojë e këputjes së rripave që e mbanin në kavon ‘zipline’ nga ku po rrëshkiste në parkun Bitto në...

Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e vajzës, refuzohet kërkesën e Ergys Arrazit

Ergys Arrazi, babai i tre fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur në ujërat e lumit Buna, mesditën e sotme ka kërkuar leje për...

Lajme të tjera

Web TV