Fushata/ Zgjedhjet “përvetësohen” nga Rama, Berisha dhe Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet lokale në 61 bashki të vendit po kthehen në “të përgjithshme”, ku kandidatët shfaqen gjithnjë e më pak në premtime dhe projektet që kanë, duke marrë vëmendjen vetëm treshja Rama-Berisha-Meta. Kujt i intereson shmangia e “problemeve lokale”?

Fushata elektorale e zgjedhjeve lokale duket sikur e ka hequr fokusin nga kandidatët vendore dhe vëmendja është fokusuar tek të “mëdhenjtë” e partive sikur të ishte fushatë për qeverisjen qendrore. Koha televizive që po ju jepet kandidatëve është shumë e vogël ngase u ofrohet tre liderëve, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Kandidatët për kryetarë bashkishë në shumë raste shfaqen vetëm si “plotësim lajmi”. Shumë prej tyre, mëe përjashtim të kandidatëve të Tiranës Këto zgjedhje kanë në fukus luftën Rama- Berisha- Meta dhe shumë pak Alibeaj me të tjerët. Ka kohë që partite politike nuk vijnë me një frymë ndryshe tek qytetarët e tyre, çka do të thotë se fushatat janë të ndërtuara mbi përplasje dhe akuza politike, sesa përplasje projektesh dhe idetesh për të ndërtuar vendin më mirë. Kjo fushatë nuk po dëshmon se partitë dhe kandidatët të kenë ndonjë projekt konkret zhvillimor dhe progresiv, politika që po ndiqet është ajo e vjetra, ku partitë më shumë se me shpalosjen e planeve konkrete merren me akuza dhe kundër akuza ndaj njëra tjetrës, gjë kjo që nuk i shërben aspak interesit qytetar. Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë më të thjeshtë verbin politik, duke qenë në opozitë dhe e kanë më të lëhtë si kritikat ndaj qeverisjes, deri në akuza të rënda ashtu edhe premtimet që mund të japin. Nga ana tjetër Rama ka vendosur të bëjë më të lehtën, duke mos u përballur me “premtimet” dhe llogarinë nëse i ka realizuar premtimet, por në sulm ndaj kundërshtarëve. Kryeministri Edi Rama e shfaq vetes që është komod, duke ditur mirë se brenda opozitës përçarja është e madhe, ndërsa rikthimi i Berishës në “majën e opozitarizmit” e quan bonus për të fituar zgjedhjet lokale, pasi e sulmon me faktin që është i shpallur “non grata” nga SHBA. Nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë program për t’ju paraqitur qytetarëve demokrat të mbetur. E vetmja betejë e tij duket se është sulmi ndaj Berishës dhe më pak ndaj Ramës, duke zgjedhur një verb politik disi të çuditshëm pasi mund të fitonte edhe më shumë vota nëse do anashkalonte Berishën dhe parashtronte platformë ndryshe kundër qeverisjes së Ramës. Alibeaj thjesht ka sulmuar Ramën, Berishën dhe Ilir Metën por ka qenë pa asnjë program nëse do i jepet mundësia për qeverisje. Ndërsa të tre liderët kryesorë zaptojnë kohën në komunikimin me publikun, kandidatët për kryebashkiakë, për të cilët bëhen edhe zgjedhjet në shumë qytete të vendit janë në harresë. Kjo lloj forme fushate rëndon më shumë qytetarët të cilët e kanë të pamundur që të dëgjojnë debate konceptuale të kandidatëve rivalë. Në këtë format ku po shkon përplasja duket se i fituar do të dalë kreu i qeverisë, i cili jo pa qëllim mban fjalime disa minutëshë duke sulmuar Ramën dhe Berishën dhe më pas nis “kënga tallava”.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV