Pse nuk ka 61 kandidat për kryetar bashkie?/ Alibeaj: Berisha ka shpallur “luftë civile”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka zbuluar arsyet pse nuk arriti të vendoste 61 kandidatë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në emisionin “Opinion”, Alibeaj fajësoi debatet e brendshme në PD dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Alibeajt, Berisha i ka shpallur “luftë civile” PD duke sulmuar demokratët. Për Alibeajn, opozita që përfaqësohet nga Berisha është e korruptuar dhe se nuk punon për interesat e qytetarëve.

“Një vit e gjysmë në PD Berisha i ka shpallur luftë civile, kjo është njëra anë. Nga ana tjetër, është Edi Rama që e ka vënë në objektiv PD. Dhe nuk ka PD zyrtare, ka vetëm një PD. Ka një bashkim tejtër që quhet “Bashkë Fitojmë”, por që përfaqësohet nga Ilir Meta. Vendosja e PD mes Berishës dhe Ramës ka ndikuar te, pra mes qeverisë së majtë të korruptuar dhe opozitës të majtë të korruptuar. Ajo që po ndodh është se PD por rikthehet në vlerat e mëparshme, demokratët kanë mundësinë që ta rikthejnë PD. Lufta, beteja quheni si të doni e pabarabartë… Jemi në një agresion mediatik, oligarkisë, jemi në një seli të zaptuar. Na mbajtën një vit e ca rrugëve të gjykatave dhe fërkonin barkun edhe njëri edhe tjetri. Në këtë situatë, qëndrimi ynë ka qenë që demokratët të jenë bashkë”,-tha Alibeaj.

 

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV