Shkaqet e kryqëzatës politike kundër këngëtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

 

Angazhimi publik i personazheve popullore të spektaklit apo siç njihet në Perëndim-showbiz-it gjatë fushatave elektorale nuk është një fenomen i ri.

Siç nuk është as fenomen i ri angazhimi politik i personazheve të kësaj bote edhe në politikën aktive, në të gjithë historinë e politikës botërore.

Ky fenomen ka qenë prezent edhe në historinë politike shqiptare 33 vjeçare pas rrëzimit të komunizmit.

Madje që në vitet e para të përmbysjes, ku një pjesë e yjeve të kinemasë ju bashkëngjitën PD-së si Dhimitër Anagnosti, Rajmonda Bulku, Bujar Lako, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri, etj etj, e nga ana tjetër PS-ja që në fillimet e saj pati një grup artistësh që e përkrahën atë si Violeta Manushi, Reshat Arbana, Alfred Trebicka, Petrit Malaj etj etj.

Në vitet në vijim ka vijuar ethshëm aktivizimi i njerëzve të ekranit, muzikës, teatrit e muzikës në politikë, deri edhe në fushatën e fundit të 25 prillit 2021, ku në krah të Lulzim Bashës pamë Bujar Asqeriun, Osman Mulën etj etj.

Një pjesë e kësaj bote nuk luan nga qëndrimi i tyre politik, mjaft prej të tjerëve ndryshojnë mendje, ndryshojnë qëndrim, e kjo është gjëja më normale në jetë. Por e gjithë kjo lëvizje nuk është thelbi në një fushatë elektorale, thjesht ajo përbën një pjesë të vogël, teatrale, tip piperi sa për të për ta bërë më interesante.

Influenca e madhe që kanë këto personazhe në publik krijon natyrisht pështjellime, pasi ka fansa të tyre nga ana tjetër, e ju vjen inat që idhulli i tyre nuk mbështet anën që ata i përkasin, po palën tjetër.

Kjo ka ndodhur gjithmonë, që në shumë raste të ulet simpatia për artistët e dashur. E cila rekuperohej sapo të mbaronte fushata elektorale, e në qetësi të dëgjonte sërish këngën e artistit të preferuar apo të shikonte filmin e aktorit që pëlqente.

Por asnjëherë nuk ka ndodhur që këta dëshmitarë Vip të kryqëzohen për zgjedhjet e tyre, madje as në vitet e para të pluralizmit, kur beteja politike ishte e ashpër si pasojë e mungesës së kulturës e përvojës politike e elektorale.

Ah, ndodhi në SHBA pak vite më parë, kur Donald Trump, ndikoi bazën e tij radikale të urrente VIP-at e Hollywood-it, pasi thuajse e gjithë trupa e të famshmëve ishin kundër tij. Ndaj edhe radikalët trumpistë urrenin e shanin në rrjete më shumë Robert De Niron sesa Joe Biden.

Mirëpo rikthimi sot i një linçimi ndaj njerëzve të artit, thjesht pse ata kanë një mendim politik është absurd. Frederik Ndoci, është një nga artistët më bio të Shqipërisë, këngëtar i nivelit të lartë, por edhe person i lirë pa asnjë kompleks, që ka bredhur thuajse gjithë botën, ku ka punuar vetëm në profesionin e vet, pra duke kënduar.

Rriku, si shumë shkodranë kryesisht qytetarë, ka qenë një mbështetës i Partisë Demokratike me vite e vite.

Lexo edhe :  Çerçiz Topulli, pushka që nuk heshti për Atdheun

Por kjo nuk e ka penguar atë që të jetë i dashur e miqësor me socialistët shkodranë. Ku shpesh rrikun e shikoje në kafet e Shkodrës, duke pirë kafe e bërë shaka, e qeshur pa fund si Rrik Ndoci e ka zakon, e shkodranët në përgithësi.

Rriku është gjithashtu mjaft i angazhuar në rrjete sociale, ku e ka thënë mendimin e tij politik prej kohësh. Ai është shtetas amerikan tashmë e për vite e vite ka jetuar e punuar në SHBA.

Gjatë fushatave të Trump dhe presidencës së tij, Rriku ishte një nga mbështetësit më të flaktë të miliarderit nga New Yorku, siç ishte një kundërshtar publik i vaksinave kundër Covid 19, qëndrime që i ka thënë me zë të lartë. E askush nuk e ka sulmuar apo linçuar, përveç shakave e batutave, të cilave këngëtari i njohur i bën e i pranon pa asnjë problem.

Prej më shumë se një viti, Frederik Ndoci ka marrë vendimin të rikthehet në atdhe, në qytetin që ai e do shumë, Shkodrën, pasi siç e ka thënë edhe vetë i shijon më shumë kënga në shqip, e publiku shqiptar. Në fushatën aktuale zgjedhore, Rriku ka marrë një angazhim për të përkrahur Benet Becin. E këtë qëndrim e ka sqaruar me argumentet sipas tij.

Po çfarë ndodhi pas kësaj? Jo vetëm që autoritetet e bashkisë e bojkotuan nga një koncert që përgatitën së fundmi me artistë të Shkodrës, por edhe mbështetës të foltores, po e linçojnë prej ditës së parë, duke i përmendur “të mirat e PD”.

Siç ndodhi me Luizin e BBV-së, që njerëzit e mediave pranë Berishës i përmendën postet që i ka dhënë partia e doktorit përpara Benet Becit, të cilin ka gjasa që Luizi as e di që kandidon për kryebashkiak.

Po me të njëjtën gjuhë po linçohen të gjithë këngëtarët e VIP-at që përkrahën Erion Veliajn. Të cilin përveç këta personazhe, vijojnë ta mbështesin politikanë e kryebashkiakë nga e gjithë Europa.

Ky linçim ka një shkak të qartë, e kjo lidhet me situatën specifike të anës tjetër. Pasi në fushatat e tjera, të dy palët bënin garë kush merrte përkrahje sa më shumë nga VIP-at e spektaklit.

Kjo ndodh, sepse foltoren e doktorit e ka pllakosur një vetmi e izolim i madh, falë vendimit të SHBA e Britanisë së Madhe për ta shpallur non grata, por edhe konsumit të madh që si Berisha e si Meta kanë prej aktivitetit të tyre politik.

E kështu, duke sulmuar njerëzit e famshëm që përkrahin PS-në e kandidatët e saj, synohet të devijohet fushata në taktikën e një gjuhe të egër, e ashtuquajtura shithole, që siç duket do të jetë prezente në 10 ditëshin e fundit të fushatës.

E mbas deklaratës së fortë të Gabriel Escobarit, ka shumë gjasa që ky acarim të rritet e linçimi të rrisë temperaturën e përplasjes verbale.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV