14 maji/ Meta: Me Këlliçin, Tirana nga korrupsioni absolut, në transparencë absolute

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim në zonën e “Ali Demit”, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 majit.

Meta tha se 14 maji do të bëjë kalimin nga korrupsioni absolut në transparencë absolute dhe se garanci për një fakt të tillë është kryetari i ardhshëm i bashkisë, Belind Këlliçi dhe anëtarët e Këshillit të ri bashkiak.

“Kandidati ynë do shkëlqejë si këshilltar i bashkisë së Tiranës me përkushtimin ndaj komunitetit. Tirana sa vjen e rritet e ka nevojë për një menaxhim tjetër që nis më 14 maj me votën tuaj. Në një ditë kalohet nga korrupsioni absolut në transparencë absolute”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë, Meta theksoi se më 14 maj Tirana do bëjë zgjedhjen e saj të mençur, sepse e tillë është.

Në takimin e realizuar te lagjia ”Ali Demi” Meta ishte me kandidatin për anëtar të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës, Artan Distafa.

Të fundit

Meta kërkoi divorcin nga Monika, zhvillohet sot seanca për zgjidhjen e martesës së çiftit

Seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës zhillohet ditën e sotme Seanca ishte planifikuar...

Rama ironizon Berishën/ “Filloi avazi, po vidhen votat”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish deklaratat e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili në një nga daljet e tij publike është shprehur...

‘Përplasja’ me euron, ‘thyhet’ dollari! Shënon sot nivelin më të ulët ne tre vite

Dollari arriti nivelin më të ulët ndaj euros në më shumë se tre vjet të premten. Indeksi i dollarit amerikan tani është ulur 1.2%...

VIDEO tronditëse e rrëzimit të helikopterit/ Mesazhi i fundit i pilotit

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin e helikopterit në Nju Jork që la të vdekur gjashtë persona. Por ka të dhëna që...

Sa u kushton luksi i automjeteve shqiptarëve?

Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët kanë një tendencë në rritje...

Lajme të tjera

Web TV