“Ju hëngsha zemrën grave”/ Aktori reagon pas deklaratës së Ramës: Po ne burrave…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Mehdi Malkaj ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Dibër, i cili tha “ju hëngsha zemrën grave”.

Gjatë fjalës së tij me në një takim me aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku i pranishëm ishte edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Belind Këlliçi, Malkaj tha me ironi për Ramën “po ne burrave do na hash ndonjë gjë?”.

Malkaj tha gjithashtu se shqiptarët janë akoma pas 30 viteve demokraci te copa e bukës dhe shtoi se për popullin nuk duhet të jetë e rëndësishme partia, por atdheu.

“Ku është sahati. Ma keni parë gjëkundi? Ka ngarkesë emocionale çdo gjë. Ky kryeministri jonë ka thënë në Dibër se do t’u hante zemrat grave, kështu u tha, o u hëngsha zemrat, po mirë ore po ne burrave do na hash gjë? Edhe neve nëna na ka bërë.

Jemi akoma te copa e bukës. Ky ska ditur të kërcejë asnjëherë. Tani do tallava. Nuk ka rëndësi partia more, rëndësi ka atdheu o njerëz. Andej nga unë i thonë mëmëdhe. Mirëpo sipas partive nuk ekziston fare atdheu”, u shpreh Malkaj.

Të fundit

G Bani në një lidhje dashurie, kush është vajza misterioze?

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, G Bani së fundmi ka ndarë me ndjekësit e tij më tepër detaje...

“Kurti po izolon vendin!” Vijon kriza politike në Kosovë

Për të 33-ën herë deputetët e Kosovës kanë dështuar të konstituojnë kuvendin. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari e nisi seancën me kërkesën për emra...

“Ndaloni përdorimin e WhatsApp dhe Telegram, Izraeli mund…”

Regjimi iranian i ka paralajmëruar njerëzit të ndalojnë përdorimin e WhatsApp, Telegram dhe aplikacioneve të tjera “të bazuara në vendndodhje”, duke thënë se është...

Dështoi me Wirtz, Bayern tenton yllin e Bundesligës me vlerë 70 mln

Pas dy sezonesh, Xavi Simons ka vendosur të largohet nga RB Leipzig. Mesfushori holandez kërkon një klub të madh dhe të luajë në Champions League....

Mbyllet pa gola sfida mes Flumineses dhe Dortmund, tifozin e vogël e zë gjumi në stadium

Rrugëtimi i Botërorit të klubeve vijoi me Grupin F. Sot në orën 18:00 nisi ndeshja mes Dortmundit dhe Fluminenses, që u mbyll me barazim pa gola. Dhe...

Lajme të tjera

Web TV