PARALAJMËRIMI i themeluesit të Apple: Makina Tesla mund t’ju marrë jetën në çdo moment

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Steve Wozniak është “shumë” i shqetësuar për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale dhe se si ajo po zbatohet në makinat Tesla.

Kjo makinë mund të jetë historia më e madhe e suksesit të dekadës dhe dominuese në shitjet e energjisë elektrike në të gjithë botën, por ajo nuk ndalet së goditur për praktikat e saj të ndryshme, shkruajnë mediat.

Sistemi “Autonomous Driving” i kompanisë mbledh më shumë ankesa si nga përdoruesit ashtu edhe nga ekspertët. Musk e konsideron atë kartën më të fortë të makinave të tij, por ka edhe kritikë seriozë për mënyrën se si funksionon.

Njeriu që së bashku me Steve Jobs themeluan Apple, Steve Wozniak, duke folur në një intervistë për CNN, foli për Tesla dhe themeluesin e saj. Ai sqaroi se nuk e ka takuar kurrë personalisht, por e admiron zhvillimin e kompanisë në makinat elektrike.

Megjithatë, Wozniak deklaroi se nuk i bën aspak përshtypje performanca e sistemit “Driving Autonome” të Tesla -s. Ai madje vuri në dukje mospërputhjen e përgjithshme të Musk në premtimet e tij. Në veçanti, ai tha se ishte një nga ata që i besonte të gjitha deklaratat e tij.

Wozniak foli edhe për zhvillimet në Inteligjencën Artificiale, ku shprehu skepticizmin e tij për zhvillimet. Dhe, duke u kthyer te Tesla, ai deklaroi me guxim se; nëse doni të studioni se çfarë mund të shkojë keq me Inteligjencën Artificiale, atëherë Tesla është shembulli më i mirë që mund t’ju vrasë në çdo moment.

Këto opinione bënë jehonë tek publiku që ndjek nga afër zhvillimet e përgjithshme në teknologjinë moderne. Dhe sigurisht që nuk janë befasi për shumë njerëz, pasi sistemi i Teslës është nën kritikat e organizatave dhe qeverive në mbarë botën.

Lexo edhe :  Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do shkojmë hap pas hapi

Pyetja, natyrisht, është nëse ky është një gabim i sistemit apo pritshmëri të tepërta të krijuara nga vetë Musk . Në praktikë bëhet fjalë për një sistem autonomie të sofistikuar të nivelit 2 dhe jo për një sistem plotësisht autonom.

Ndoshta nuk është aq shumë faji i teknologjisë. Injoranca dhe keqinformimi vrasin më shumë. Dhe nuk duhet inteligjencë artificiale, por e thjeshtë, e pastër për ta kuptuar atë.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV