Sulmuesi i Fulhamit: “Nuk rikthehem më në Brazil, aty më kërcënojnë edhe fëmijët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Willian nuk ka ndërmend të rikthehet në Brazil. 34-vjeçari u transferua shtatorin e kaluar si lojtar i lirë nga Corinthians te Fulham në Premier League.

Sulmuesi i majtë brazilian firmosi për një vit me klubin londinez. Dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 3 gola dhe 4 asiste në kampionatin anglez.

Willian shpreson të rinovojë me Fulhamin, ndërkohë që nuk e merr fare në konsideratë rikthimin në vendlindje.

“Unë nuk dua të rikthehem të luaj në Brazil. Kurrë më atje, sepse ekziston një presion i pamëshirshëm. Që ndonjëherë shkakton dhunë dhe kërcënime ndaj familjes e fëmijëve.

Kur arrihet kjo pikë, çdo gjë ndryshon për mua. Më duhet ta mbroj familjen time, që është gjëja më e çmuar që kam”, u shpreh lojtari i njohur, autor i 70 ndeshjeve me kombëtaren e Brazilit.

Të fundit

Berisha sfidon GJKKO, thyen sërish arrestin shtëpiak!

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Bersihës kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së që nuk e lejonte të shkonte...

Çiklistët përplasen me njëri-tjetrin gjatë garave në Vlorë, dy në gjendje të rëndë

Disa çiklistë mbetën të lënduar nga një përplasje që ndodhi gjatë garës që ata po zhvillonin në Vlorë. Sipas burimeve dy prej tyre aktualisht raportohet...

Bota dënon gjenocidin serb/ OKB, votohet me 84 vota pro, rezoluta për Srebenicën

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me 84 vota pro këtë të enjte  projekt-rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës. Draft-rezoluta ka për qëllim...

Fifi poston VIDEON e ëmbël me të birin, ja sa është rritur Theo

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, dhe partneri i saj, Adis Patushi, shpeshherë ndajnë me ndjekësit momente të bukura që...

Njerëzit mendojnë se kënga e re e Besit i dedikohet Xhensilës, por pse?

Bes Kallaku dhe Eli Malaj kanë publikuar një këngë të re, të titulluar “Mosmirënjohja”. Kënga është një baladë për një të dashuruar, i cili...

Lajme të tjera

Web TV