Shpallet fituesi/ Ja cila studio do të ndërtojë stadiumin e ri të Vlorës

Pasditen e sotme është shpallur fituesi i konkursit ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri “Flamurtari”, si qendër tjetër e qytetit të Vlorës.

Pas prezantimit të tre projekteve për stadiumin e ri të ‘Flamurtarit’ në Vlorë, alternativa e studios belge XDGA u shpall fituese.

Jemi shumë të kënaqur, pasi jemi vërtet të përfshirë në qytetin e Vlorës”, tha përfaqësuesi i studios fituese.

Ndërkohë kujtojmë se në garë me studion belge ishin edhe 2 studiot prestigjioze bashkëkohore FUKSAS (Itali) dhe OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër).