“Shqipëria e fundit në Ballkan për lirinë e medias”/ Meta: Shporrja e PS e përmirëson

Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e “Reporterët Pa Kufij” lidhur me deklaratën për të përmirësuar raportin mes pushtetit dhe medias.

Në një reagim të bërë në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, shprehet se më 14 Maj gjithsecili ka mundësi të kontribuojë për ndryshimin.

“E përshëndes qëndrimin e “Reporterët Pa Kufij” që deklarojnë se për të përmirësuar raportin mes pushtetit dhe medias, në Shqipëri është i nevojshëm një rotacion politik.

Renditja e vendit, e fundit në rajon për lirinë e medias dhe mjedisi skandaloz ku punojnë gazetarët shqiptarë është rezultat i kapjes të shtetit dhe korrupsionit skizofrenik.

 

 

Vetëm shporrja e “Rilindjes” dhe e këtij Kryeministri përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve. Më 14 Maj gjithsecili ka mundësi të kontribuojë për Ndryshimin”, shkruan ai.