Pak para zgjedhjeve Erdogan surpizohet me shifrën e ‘çmendur’ të pjesëmarrësve në miting

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo është java e fundit e fushatës në Turqi, ku presidenti Erdogan kërkon një tjetër mandat.

‘Stamboll’ brohoriti Erdogan para  1.7 milionë njerëzve që ishin të pranishëm në tubim të cilët mbanin në duar flamuj turq dhe pankarta kushtuar presidentit.

Mbi 10 mijë autobusë sollën mbështetësit në Stamboll, takim që Erdogan e quajti “mitingu i shekullit”.

Gjatë fjalimit të tij para turmës presidenti e cilësoi kundërshtarin ‘të dehur’  ‘të pafe’ dhe e akuzoi se do të përçajë vendin.

Ndërsa kandidati opozitar gjatë mitingut të tij premtoi se do të qetësonte dhe bashkonte vendin.  Ai ka shtuar se do t’i japë fund autoritarizmit.

Presidenti Erdogan po përballet me garën më të vështirë , pasi popullariteti i tij u godit nga inflacioni dhe përballet me kritika për trajtimin e qeverisë së tij ndaj tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit që vranë mbi 48,000 njerëz në Turqinë Jugore.

Qytetarët turq do të votojnë më 14 maj për të vendosur për të ardhmen e kombit të tyre. Dhe sondazhet kanë treguar se gara është shumë e ngushtë.

Të fundit

Përmbysje në Letoni, Vllaznia kalon në raundin e dytë të Conference League

Përmbysje spektakolare në Letoni, Vllaznia përmbys humbjen dhe siguron kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës Vllaznia ka...

Batuta, ilaçi i shqiptarëve për t’i thënë vetes “mos u mundo”

"O, ç'u kënaqëm!" Kaq ishte. Kjo është amalgama e reagimit të shoqërisë, analistëve dhe aktorëve të ndryshëm politikë (kryesisht periferikë, se të mëdhenjtë kanë punë...

Papunësi? Në 2024 janë dhënë mbi 11 mijë leje pune për shtetasit e huaj

Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për punëtorët e huaj, kryesisht nga vendet e treta. Vetëm në gjashtëmujorin e parë...

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t'u përgatitur për skenarë të mundshëm lufte, sipas raporteve të mediave...

Gjendet e pajetë në Sarandë një shtetase amerikane

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në...

Lajme të tjera

Web TV