U akuzua për diplomën/ Këlliçi publikon dëftesat dhe titujt e marrë, sfidon Veliajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar të gjitha dëftesat e tij nga klasa e parë deri te diplomat dhe titujt e marrë.

“Për ata që kanë merak kam gjetur edhe semestrin e parë të klasës së parë. Kjo është klasa e parë. Urdhëro klasa e dytë. Klasa tretë me semestër të parë dhe dëftesë përfundimtare. Këtu janë të katërta vitet e Hurry Fultz”, tha Këlliçi.

I pyetur se si u ndje kur dëgjoi për lajmin lidhur me diplomën e shkollës së mesme dhe asaj të lartë, Këlliçi tha se ishte habitur nga akuza.

“Ishte habi e madhe. Më erdhi shumë mirë që në njëfarë mënyre mori një përgjigje jo nga unë, sepse unë mund të jem i paragjykuar, por nga njerëz që janë më profesionalë”, u shpreh Këlliçi.

Këlliçi kja sfiduar Veliajn me diplomën e fakultetit dhe e ka ftuar ta bëjë publike.

“Ftoj Erion Veliajn të nxjerrë këtë. Është diploma në Universitet. Urdhëro. Ta nxjerrë me vulë dhe ta tregojë. Me këtë vulën këtuy se këtë nuk e ka. I mungon kjo këtu atij. Ka një gjë tjetër që nuk e nxjerr Veliaj. Është transkripti i notave zyrtare. Të nxjerrë këtë Veliaj. Nga Klasa e parë”, tha Këlliçi.

Të fundit

Rama: Problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për draftin e ri të Kodit Penal, duke i cilësuar alarmet për...

“Shqipëria diktaturë autoritare”/ Berisha: Droga është forca lëvizëse, vendos për çdo gjë

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar akuzat e ashpra ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një “diktaturë autoritare”, ku sipas tij, droga...

31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë

Qendra Kombëtare e Biznesit përmes një njoftimi ka bërë me dije se 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor para se të mbaronte afati i përcaktuar. Sipas statistikave...

Krimet elektorale, PD “heton” dumanin në shtator, Berisha tregon planin

Në derën e prokurorisë së posaçme Sali Berisha bëri të ditur edhe aksionin e parë të opozitës në Kuvend duke paralajmëruar ngritjen e një...

“Zgjedhjet ishin farsë”, Bardhi: Vëzhguesit në Fier kanë votuar në emër të qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sot një video denoncuese nga një qendër votimi në Fier në zgjedhjet e 11 majit, ku...

Lajme të tjera

Web TV