A dënohen ata që shesin dhe blenë votën?/ Ja çfarë parashikon ligji

Teksa gjatë këtyre ditëve shikojmë vazhdimisht spote televizive apo në mediat sociale lidhur me rëndësinë e një procesi zgjedhor, që të jetë i ndershëm dhe transparent.

Vota duhet të jetë e fshehtë dhe nuk lejohet me ligj që ajo të shitet, të blihet apo të fotografohet.

Por a dënohen, a janë dënuar realisht ata qytetarët që i bëjnë këto shkelje?

KQZ SPECIFIKON:

1-5 vjet burg për korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje si ofrimi dhe pranimi  i parave, të mirave materiale, apo favoreve të tjera në këmbim të votës.

3-muaj -4 vjet burg për nxitja ose fotografim të votës dhe shfaqje te të tjerët.

1-3vjet burg për votim më shumë se njëherë apo votimi për persona të tjerë duke paraqitur dokumente identifikimi të rreme ose duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë.

6 muaj- 3vjet burg për lejimin me dashje  i votimit nga komisionerët zgjedhor pa kryer identifikimin e shtetasit sipas ligjit.

3-muaj- 8 vjet burg për çdo veprim qe cenon  zgjedhjet si votimi përmes kanosjes, falsifikimi apo dëmtimi i materialit zgjedhor.